Distanca me e rrezikshme! Si eshte te jetosh me distance psikologjike.
Frika me e madhe per shume njerez eshte te mbeten vetem. Eshte e frikshme ta mendosh qe mund te mbetesh edhe vetem. Ndonjehere (pak shpesh) kemi nevoje per dike. Per dike qe te na mbeshtese. Te na qendroje prane. Te ofroje kraharorin e tij qe ne te mbeshtetemi. Ngrohtesia shpirterore thyen akullin qe sjell vetmia. Me pranine e dikujt, mund te ja dalesh. Mbase edhe te besh dicka qe nuk e prisje ta realizoje e vetme.
Jo gjithmone kemi nevoje per ndihme. Gjithcka na duhet ndonjehere eshte dikush qe me vemendje na degjon. Dikush qe ofrohet te jape nje keshille ose mendim. E mbi te gjitha, dikush qe nuk e ka ndjesine e te sulmuarit. Nese dikush te sulmon me argumente, duke te thene qe je gabim, sigurisht qe te lendon. Mire eshte te ndihemi empatik. Te kuptojme dike me sjelljen qe ka, e me mendimet qe i qendrojne ne mendje. Ose vetem ta kuptojme mbi reagimet qe ben. Kjo eshte arritje!
Mund edhe te jemi mesuar duke qene ne nje fare menyre vetem. Nuk eshte e pelqyeshme nga askush, sigurisht. Por nuk eshte e thene qe te mos ndihemi kurre vetem.
Kush na ben te ndihemi vetem?
Zakonisht ndihemi vetem prej njerezve qe nuk jane prane nesh. Dikush shume i dashur qe jeton larg. Nje mik\mike e afert qe jeton ne nje shtet tjeter. Mbase te afermit tane qe kane zgjedhur te ndertojne jeten neper bote. Por edhe ata qe jane aty me ne. E ndoshta ndajme edhe te njejten dhome me ta!
Si ndihesh vetem duke patur dike prane?
Kjo eshte edhe distanca psikologjike! Ndjesia e te qenit shume larg dikujt qe te gjendet prane. ndodh per shume arsye.
Pike se pari : Nga koha..
Angazhimi i dikujt ne cdo lloj gjeje pervec se me ty behet mbytese. Dalengadale krijohet edhe nje distance e lodhshme. Duke mos qene kurre ai\ajo \ata (prinderit) prane ndjesive tua, sigurisht qe krijon nje distance. Te marre malli per ata qe ke afer, kjo eshte distanca me e dhimbshme.
Se dyti : Mungese e vemendjes se atij\asaj\atyre.
Distanca psikologjike ndodh gjithashtu per arsye se je ne nje rreth shoqeror, qe nuk te japin rendesi. Mire, duhet ta pranojme qe nuk ndodh vetem ne shoqeri, por edhe ne familja. Madje edhe ne nje marredhenie ne cift.
Se treti : Ftohja e ndjenjave.
Nuk eshte e papritur, qe te mos ndjesh me asgje per dike qe me pare ndjeje. Jane ftohja e ndjenjave qe per arsye te ndryshme mund te shkaktoje nje distance. Kjo distance psikologjike, behet edhe shkaktare per shume probleme te mevonshme.
Gjithashtu ndikon edhe : Frika.
Frike te flasesh e te shprehesh. Edhe pse e ndjen se duhet ti thuash dicka, nuk e thua dot.. Krijon ne mendjen tende nje kornize mendimesh qe nuk i kapercen dot. Vendosja e barrierave psikologjike ndikon shume keq ne jeten tuaj. Duke patur frike te flisni, detyrimisht do te krijoni edhe nje distance psikologjike.
Se fundmi : Mosbesimi..
Zhgenjimi i meparshem ndikon ne shfaqjen dhe zhvillimin e mosbesimit. Nje ndjenje qe rritet brenda jush. E duke mos besuar vetem ne nje person, perfundoni duke mos besuar tek shume te tjere. Besimi qe ai\ajo do u zhgenjeje ne te njejten menyre sikur me pare. Ne kete menyre, i vendsoni nje distance shprehjeje. Pra edhe pse gjendeni kaq prane ndiheni kaq larg.
Te jesh vetem jo domosdoshmerisht nuk do kesh askend prane. Vetmia eshte me shume e frikshme nese keni plot njerez qe u rrethojne. Keshtu duke patur pranine fizike por jo shpirterore dhe psikologjike te dikujt, do krijoni distanca. Distanca psikologjike qe nuk do jene te rehatshme per ju.
Si eshte te jetosh me distance psikologjike?
E lodhshme! Mbytese! Demoralizuese! Jane te gjitha sebashku. Duke patur nje distance te tille nuk mundesh te gjesh rehati. Do ndjesh mall. Gjithashtu edhe deshire te pashmangshme per te ndjere ngrohtesine e dikujt qe te do te miren. Ngadale-ngadale do shkosh edhe drejt vetmise….
Shmangia e ketyre distancave behet duke u dhene rendesine qe meritojne njerezve! Gjeje vendin qe te perket, e njerezit qe te meritojne. Nuk ke pse detyron veten te qendrosh me dike qe nuk ve re pranine tende!