Ndoshta ju ka ndodhur te keni dyshim rreth fjaleve te nje miku. Apo dyshim rreth ndjenjave te pastra te dikujt.
Te jeni te sigurt se jo te gjithe jane miq te mire per ju. Keshtu qe duhet te hapni syte mire qe te mos perfundoni te lenduar.
Si ta kuptoni qe nje mik/mikeshe shtiret se eshte njeri i mire ;
Jep këshilla me interes
Rregulli i parë i një miqësie është që të jetë pa interes. Nëse miku/ mikja juaj e presupozuar ju jep këshilla për një tekë të tij/saj, ose për zili, lëreni të ikë përpara se t’ju “helmojë” me ligësinë e vetë.
Bën “skema” me atë që juve u pëlqen
ABC-ja e miqësisë parashikon që mashkulli i shoqes apo femra e shokut nuk “preken” as me shikim. Nëse nuk është në gjendje që të ndjekë edhe këtë rregull kaq të thjeshtë me siguri nuk është miku/mikja që bën për ju.
Nuk ju bën kurrë një kompliment
Miqtë dhe mikeshat pa shije nuk i pëlqejnë askujt! Por as edhe ata që nuk ju bëjnë kurrë një kompliment nuk janë më të mirë: tregojnë që janë shumë të ftohta dhe ziliqare.
Keni të gjithë miq të përbashkët
Kjo nuk është një gjë e gabuar, por nëse për një kohë të gjatë keni një grup miqësie të përbashkët mund t’ju bëjë shumë “simbiotik”! Në këtë mënyrë do ta keni tepër të vështirë të largoheni nga ai që e supozonit mik të ngushtë apo mike të ngushtë, kur të mësoni të vërtetën!
Flet keq për të gjithë
Mos harroni se një “mik/e” që flet gjithmonë keq për të tjerët, me siguri flet keq edhe për ju në ambiente të tjera shoqërore! Nuk do të ishte keq që ta zbulonit një të vërtetë të tillë me fakte.
Nuk ju pëlqen se si sillet
Ndoshta me ju është një shok dhe shoqe e mirë, por është e keqe me të tjerët, bënë skena që ju vënë në siklet të madh. Në këtë rast është e mundshme që miqësia juaj nuk duhet të ndahet nga asnjë drejtim.
Njiheni dhe jeni shoqëruar që në fëmijëri
Një miqësi e lindur që në fëmijëri mund të turbullojnë ndjenjat që provoni për atë dhe ndoshta tashmë janë vetëm kujtimet e së shkuarës ato që ju lidhin në moshën e rritur. Analizojeni mirë këtë pjesë!
Është ziliqar/e për ju
Nuk ekziston asgjë më e keqe sesa zilia në miqësi, ndaj nëse vëreni qoftë edhe një rast më të vogël në miqësitë që keni krijuar atëherë ikni me të katërta!
Ju detyron që të bëni gjëra që nuk i doni
Ndoshta mund të jetë rasti i frekuentimit të një lokali nate, i shoqërimit me njerëz të panjohur ose një mënyrë veshjeje e pakëndshme! Pra nëse miku/mikesha juaj nuk respekton principet dhe zgjedhjet tuaja ai/ajo nuk është i/e mirë!
Dëshiron që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes
Të qenët egoistë nuk është një defekt, por një gjë shumë e keqe në rastin kur disa persona nuk bëjnë as një përpjekje për të përmirësuar raportin me veten dhe të tjerët.