Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Analizë e romanit “Kronikë në gur” të Ismail Kadaresë

Analizë e romanit “Kronikë në gur” të Ismail Kadaresë

Ky është një romani për fëmijërinë dhe vendlindjen. Në vepër ndërthuren disa rrëfime: rrëfimi për vetveten, rrëfimi për botën, rrëfimi për luftën. Heroi fëmijë që rrëfen në vetën për veten mbart shumë të dhëna të jetës së autorit, por nuk është vetë autori. Heroi – fëmijë është një personazh i krijuar nga shkrimtari. Kjo vepër është roman dhe jo biografi e Ismail Kadaresë.

 

Titulli

Titulli “Kronikë në gur” është metonimi me disa shkallare në të cilën:

– guri nënkupton qytetin dhe qyteti banorët e tij. Kronikë në gur do të thotë

– kronika në kuptimin gjuhësor është një vepër ku shënohen ngjarje historike, në kohën që kanë ndodhur, ashtu siç kanë ndodhur, njëra pas tjetrës.

“Kronikë në gur” është kronikë e jetës së banorëve të qytetit të gurtë. Meqenëse qyteti është ndërtuar prej guri përfytyrohet sikur historia e tij, kronika e tij, është shkruar në gur dhe jo në gur siç shkruhen zakonisht kronikat. Metonimia e simbolizuar kronikë në gur nënkupton edhe në shkrim të përjetshëm siç janë mbishkrimet ose gdhendjet në gur. metonimia  fjalës gur përfshin edhe jetën e qytetit, normat morale, zakonet dhe traditat e qytetarëve që janë po q të vjetër sa gurët mesjetarë.

 

Rrëfimi

Rrëfimi bëhet në veten e parë sepse heroi kryesor rrëfen për fëmijërinë e tij. Rrëfimi i tij është vazhdimisht figurativ dhe gjallërues sepse i nënshtrohet logjikës fëmijërore. Ky lloj rrëfimi i mbështetur në një perceptim naiv kalon lehtësisht në metonimi, metaforë, personifikim, hiperbolë, grotesk. Ngjarjet i humbasin përmasat reale dhe marrin përmasa të tjera, por e ruajnë thelbin e vet. Ato janë hiperbolizuar, tejzmadhuar. Qyteti mendohet sa  gjithë bota. Ngjarjet, dukuritë janë më të tejzvogëluara, pushtimi shihet me ngritjen e një flamuri tjetër dhe ushtarë që flasin në gjuhë të huaj. Fëmija çuditet që të rriturit revoltohen nga flamuri i huaj që është një copë mëndafsh që e tund era. Gjatë rrëfimit për të afërmit dhe qytetin merr ngjyrim poetizues, zbukurues. Është dashuria e madhe që ka për to, nostalgjia, malli që ka për fëmijërinë a pakthyeshme që e poetizon. Rrëfimi i tij ngjan si një rrëfim magjik. Vështrimi naiv fëmijëror ndërthuret me rrëfimin racional të të rriturve.

 

Personazhet

Personazhet plaka luajnë rol kryesor. Ai e quan veten me fat që është rritur në një mjedis të tillë dhe ka dëgjuar shpjegimet e para për botën nga goja e plakave. Gjyshe Selfixhja, hallë xhemja, Kako Pinua, Nënëmadhja, Plakat e jetës, Plakat katërxhika etj. formojnë një tërësi, formojnë një kor të lashtë e të përjetshëm. Më i rëndësishëm është zëri i plakave të jetës. Zëri i plakave mbart filozofinë e jetës njerëzore, të shprehur me replika të shumta. Plaka Xhexho jep gjithmonë shpjegime negative. Kako Pinua që stolis nuset vritet nga gjermanët duke shkuar në dasëm fut në atmosferën e rëndë të luftës flladin e jetës që nuk shuhet kurrë. Për fëmijën lufta herë duket tërheqëse e herë e rrezikshme dhe tronditëse. Për plakat dhe të rriturit lufta është murtajë. Dukuritë dhe të gjithë mjetet e tjera të saj janë parashenja të vdekjes.

 

Errësimi i detyrueshëm i qytetit krahasohet me mbylljen në varr, sirena e alarmit është kuja e vdekjes, shtëpia publike kulmi i ndershmërisë dhe i familjes.

Relievi, urbanistika dhe arkitektura e tij përshkruhen me vërtetësi, por edhe me fantazi krijuese, Qyteti i gurtë në roman është edhe personazh, ai përshkruhet sikur të ishte një personazh i gjallë. Qyteti animizohet dhe shpesh metonimizohet dhe personifikohet njësoj si banorët e tij. Megjithëse prej guri është një qytet që ndjen, lodhet, vuan, pendohet, flet përçart etj. Të gjitha këto janë cilësi të banorëve të tij, por të përmbledhura në një figurë përgjithësuese atë të qytetit të gurtë.

Fëmijërinë Kadare do ta tregojë përmes figurave mitologjike: projektori – ciklob, kështjella – burg, avionat – përlindësha. Kështjella është një antiolimp, në korridoret e saj gjejmë labirintet kretase madje ferrin vetë. Në këtë roman realiteti shihet në sytë e fëmijës nga një anë tragjike e nga një anë zbavitëse.