
Autizmi, simptomat dhe si duhet te sillemi me nje femije autik.
Autizmi eshte nje crregullim neurobiologjik. Me veshtiresi te dukshme ne komunikim. Veshtiresi ne nderveprim shoqeror dhe sjellje te perseritura. Gjithashtu paraqesin nje rreze te kufizuar interesash. Problemi eshte se e kane permendur thuajse gjithmone si andikapi. Por eshte thjesht nje crregullim.
Simptomat e autizmit fillojne te shfaqen ne vitet e para te jetes. Nga mosha 1 vjec e gjysem deri ne 2 vjec e gjysem. Ku permendim si simptoma me te perseritura :
- Demtim marredhenieve sociale
- Demtim i komunikimit
- Karakter te kufizuar dhe stereotipik te sjelljes
Sigurisht qe si cdo crregullim tjeter edhe autizmi ka disa simptoma te vecanta. Jane simptoma te tilla qe dallohen lehtesisht nga prindi.
Se pari :
Shmangia e kontataktit me sy.
Se dyti :
Te folurit e vonuar ose pamundesia per te folur. Ndodh qe femija edhe pse ka folur, mund te filloje te harroje fjalet.
Se treti :
Ndryshime emocionale te vazhdueshme. Qan pa arsye, irritohet, apo mungese deshire per te luajtur
Se katerti :
Paaftesia per te kryer veprime ne menyre te pavarur. Mosha qe shfaqen simptomat eshte e vogel, keshtu kemi te bejme me paaftesi per te luajtur dhe per te bere veprime.
Se pesti :
Probleme me gjumin. Fjetja per shume kohe pa u zgjuar. Ose qendrimi zgjuar tere naten
Se gjashti :
Shfaqin deshira te vetelendimit. Me mjete rrethanore ose me forcen e duarve
Se shtati :
Mosperdorimi ne menyre te pavarur te duarve. Keshtu qe prinderit duhet ta ushqejne sepse nuk eshte i zoti te veteushqehet.
Se fundmi :
Femija nis te beje veprime te pakontrolluara sidomos te duarve.
Keto jane simptomat qe shfaqen ne vitet e para te jetes. Sigurisht qe eshte favorizuese diagnostifikimi ne kohe te hershme.
Si duhet te sillemi me femije autik.
Deri me sot akoma nuk ka dale nje kure e cila te lehtesoje keto simptoma. Mendimet se autizmi eshte i pasherueshem vazhdon te jete akoma. Por nese nuk mund te sherohet, mund te lehtesohet. Gjithcka eshte ne duar te prinderve te cilet jane heronj.
Ja si duhet te veprohet :
Duke u nisur nga fakti se kemi te njohura simptomat, duhet te tregohemi te kujdesshem. Te njohim psikologjine e femijes dhe ta kuptojme. Te rrime ne paraprite veprimeve te tija. Ta mbeshtesim dhe ti plotesojme tekat ne nje fare menyre. Durim! Fjala me e gjetur eshte ajo e te paturit durim. Nese femija shfaq shenja agresioni duhet te mos frikesohemi. Femijet autik kane zhvillim mendor te vonuar, por kuptojne. Ata binden dhe ndjejne gjithashtu.