3 Pyetjet qe asnjehere nuk duhet te ja beni partnerit tuaj qe ne fillim te lidhjes.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » 3 Pyetjet qe asnjehere nuk duhet te ja beni partnerit tuaj qe ne fillim te lidhjes.

3 Pyetjet qe asnjehere nuk duhet te ja beni partnerit tuaj qe ne fillim te lidhjes.

Qëndroni në këto 3 pyetje, as mos tentoni t’i parashtroni, sepse meshkujt do humbasin mënjëherë interesin për ju…

Është normale që lidhja të përparojë dhe pyetjet që mund të kërkojë partneri të bëhen gjithnjë e më të vështira. Pavarsisht fazës së marrëdhënies suaj, këtu po ju paraqesim 3 pyetje që meshkujt nuk parapëlqejnë t’i parashtroni…

3 Pyetjet qe asnjehere nuk duhet te ja beni partnerit tuaj qe ne fillim te lidhjes.

Kur do të takohem me prindërit tuaj?

Një pyetje shumë e rëndësishme në çdo marrëdhënie, por gjithsesi meshkujt kanë frikë nga kjo. Kjo pyetje është e komplikuar sepse përgjigja e saj nuk varet vetëm nga gjendja e marrëdhënies tuaj por edhe raporti i tij me familjen e vet. Keshtu qe me mire mos e pyetni fare.. Nese gjerat shkojne sic duhet ai do jua thote vete kete gje. Nderkohe qe sa here qe ju e beni kete pyetje, partneri ndjen presion nga ana juaj. Keshtu qe, lerini gjerat te vine vete ne kohen e duhur.

 

Ku e sheh lidhjen tonë pas 5 viteve?

Një pyetje që nuk parashtrohet në fillim të marrëdhënies, por nëse jeni në një marrëdhënie afatgjate. Ju njihni mjaftueshëm njëri-tjetrin andaj edhe është koha që të filloni të mendoni për të ardhmen e përbashkët. Për meshkujt, kjo edhe mëtej mund të jetë intensive, sepse nënkupton që duhet të keni vizion të së ardhmes, edhe atë patjetër me ju. Shijojeni lidhjen tuaj, dhe mos kerkoni gjithnje e me shume. Duke bere pyetje te tilla ju do harroni qe keni nje partner ne krahun tuaj, dhe do zhvendoseni nga deshirat e brendshme. Mos harroni qe ai ka nevoje per kohen e tij qe te marre vendime te medha.

 

Si është gjendja juaj financiare?

Kjo është një pyetje që i frikëson shumicën e meshkujve dhe që gjithnjë i befason. Por, është e rëndësishme që të filloni të flisni për gjendjen financiare qysh në fillim të lidhjes, sepse financat janë një pjesë thelbësore e çdo marrëdhënieje. Mos kerkoni me deomos qe te dini rreth qeshtjeve monetare te partnerit. Nese ndonjehere ai kerkon te dije rreth pasurise tende, keni te drejte te hapni nje teme diskutimi ku te merrni informacion rreth gjendjes se tij. Ama mos e teproni me pyetje te shumta.