
Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur. Këngëtarja shqiptare përmes një postimi në Instagram, ka treguar se albumi i saj i parë kryeson top listat britanike.
Albumi i parë i këngëtares nga Prishtina është në vend të parë në Itunes të Britanisë së Madhe. Dua shkruan bashkangjitur listës së publikuar”Albumi im i parë në vendin e parë në Itunes të Britanisë së Madhe. Nuk po ju besoj syve”,-shkruan Dua e emocionuar.
Dua Lipa për momentin është në majat e suksesit, pasi edhe numri i koncerteve që ajo do të mbajë në vende të ndryshme të botës është i madh.
Burimi : revistaclass.al