
Jemi lodhur ca nga i ftohti kete vit, keshtu qe me ne fund kemi lajme te mira.
Nga fillimi i javës që vjen pritet që rrymat e ftohta ajrore që kanë goditur Europën Lindore të zëvendësohen nga një rritje e menjëhershme të temperaturave.
Mediat italiane raportojnë se nga java që vjen pritet të shijojmë ditët e para të pranverës.
Sipas mediave italiane, nga 26 marsi deri në 1 prill do të kemi pranverë, mbase me temperaturat e verës, pasi erërat jugore do zëvendësojnë rrymat e ftohta lindore.
Duke nisur nga 31 marsi, për Pashkë, skenari meteorologjik pritet të ndryshojë. Temperaturat ne Tiranë pritet të arrijnë 35 gradë në 1 Prill.
Sipas agjencisë metereologjike rryma e ngrohtë e quajtur “Hannibal” do ngrohë ndjeshëm Mesdheun.
Përfshirë edhe Shqipërinë, teksa temperaturat maksimale parashikohet që do kapin vlerën 33 gradë celsius në disa rajone.
Burimi : Ballkan-Web