Peshk ne furre.
Si te gatuaj peshk.
Receta gatimi.
Perberesit :
- Peshk (Sa te keni deshire.)
- Nje kokerr e gjysem qepe e thate.
- 3-4 Thelbinj hudher.
- 3-4 Domate.
- 2 Gjethe dafine.
- Nje filxhan vaj ulliri.
- 1 Kokerr limon.
- Pak kripe, pak piper.
Pergatitja :
- Vendosim ne zjarr nje tigan me vaj ulliri.
- Qerojme hudhrat, i presim holle dhe i hedhim tek vaji.
- Pastrojme qepen dhe e presim ime.
- E vendosim te skuqet tek hudhra.
- Ndajme domatet ne kube te vegjel.
- Pasi te jete shuar qepa, i shtojme domatet.
- I leme te skuqen bashke.
- Shtojme kripe, piper.
- Pastaj dy gjethet e dafines.
- Marrim nje tepsi.
- Hedhim vaj ulliri.
- Shtojme gjellen e pergatitur.
- Siper saj vendosim peshkun.
- Lyhet me pak vaj.
- Vihen ne furre me 200 grade per 30 minuta.
- (Mire do ishte ta nxeni qe perpara soben.)
- Nxirreni peshkun.
- Shtrydhni gjysmen e limonit dhe hidhjani siper.
- Pritni disa feta limoni dhe vendosini per dekor.