Si mund te kthej Windows 7 ne gjuhen shqipe.
Po behet ! Tutoriale shqip
Kompjuteri. Mjeti me i perdorshem i viteve te fundit. Moshat e medha kane veshtiresi ne perdorimin e tij. Faktori rendesishem ne perdorimin e kompjuterit eshte edhe gjuha. Nese menuja do te ishte ne gjuhen shqipe, normalisht qe do te ishte nje ndihme mjaft e madhe.
Atehere na ndiqni ne kete tutorial. Mesoni vete se si behet ndryshimi i gjuhes ne windows 7.
Si fillim shkoni te faqja zyrtare e Microsoft per te shkarkuar skedarin. Klikoni KETU.
Kerkesat per tu instaluar gjuha ne kompjuter jane minimale. Mjafton te keni 15 mb hapesire ne hard disc (disku i ngurte) qe te behet instalimi.
Nese keni BitLocker te instaluar dhe te aktivizuar, atehere c’aktivizojeni derisa te beni instalimin e gjuhes. Gjithashtu perpara se te filloni shkarkimin e skedarit duhet te dini cfare sistemi operativ keni, 32 ose 64 bit.
Nese nuk e dini si ta shikoni se cfare sistemi operativ keni atehere mesojeni duke klikuar KETU.
Zgjidhni skedarin per shkarkim. LIP_sq-AL-32bit.mlc ka madhesi 2.7 mb dhe eshte per windows 32 bit. Skedari tjeter eshte LIP_sq-AL-64bit.mlc ka madhesi 4.2 mb dhe vlen per windows 64 bit. Filloni procesin e shkarkimit te skedarit duke klikuar “Shkarko”.
Ne kemi zgjedhur skedarin me madhesi 2.7 mb qe i perket versionit 32 bit. Ju zgjidhni ne baze te sistemit operativ qe keni.
Klikoni mbi skedarin e shkarkuar ne kompjuter. Te opsioni “udhezime” mund te gjeni nje udherrefyes te vogel te instalimit te ketij skedari.
Pasi te keni klikuar mbi skedarin e shkarkuar do ju hapet dritarja si me poshte. Aty do vini re emrin dhe venndodhjen e skedarit te shkarkuar. Klikoni NEXT per te shkuar ne hapin e radhes.
Eshte momenti te pranoni kushtet e perdorimit.
Tani eshte momenti te lexojme udhezimet ne gjuhen shqipe. Ata qe e dine se cfare jane le te klikojne Next per te vazhduar me tej. Per ju qe jeni fillestare eshte e keshillueshme ti hidhni nje sy. Ne artikullin qe po lexoni po bejme te njejtat shpjegime, por ne nje gjuhe shume me te thjeshte dhe te kuptueshme.
Procesi i instalimit fillon.
Ka ardhur momenti te zgjedhim gjuhen e deshiruar. Ne rastin tona na shfaqen dy gjuhe.
- Anglisht
- Shqip
Anglishtja eshte gjuha e sistemit qe nga momenti qe kemi instaluar sistemin operativ.
Shqip eshte gjuha qe sapo intsaluam.
Zgjidhni gjuhen shqipe per instalim. Beni veprimet si ne fotografi. Ne fund do ju kerkohet te beni nje rindezje (restart) te kompjuterit. Mos u frikesoni. gjithcka eshte normale. Beni rindezjen dhe pas kompjuteri te jete ndezur gjuha e shfaqjes do kete ndryshuar.
A deshironi te keni Microsoft Office 2007 ne gjuhen shqipe ???
Per te mesuar Si Behet klikoni KETU