Si te bejme prezantimin e diplomes . Si te pergatisim prezantimin e diplomes. Punimi i Diplomës
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Si te bejme prezantimin e diplomes

Si te bejme prezantimin e diplomes

Si të përgatisim prezantimin e diplomës

Punimi i Diplomës është një punim teorik (konceptual) i kombinuar me anën praktike – aplikative. Në punim trajtohet një ide, rrihet një problem i një çështjeje që është trajtuar gjatë studimeve, nëpër leksione, që mund të aplikohet në praktikë në një vend ose në vende të ndryshme, që e kanë trajtuar autorë të ndryshëm.

Ajo mund të marrë edhe pamjen e një punimi analitik mbi ecurinë ose implementimin e një mekanizmi të caktuar në një fushe e cila mund dhe duhet të shoqërohet me vrojtime, me analiza, me analiza rasti nga organizata konkrete, me komente, me hulumtime, me anketime si dhe me konkluzione të arritura apo të nxjerra nga kandidati që mbron diplomën.

Si te bejme prezantimin e diplomes . Si te pergatisim prezantimin e diplomes. Punimi i Diplomës

Pasi bëhet dorëzimi i punimit të diplomës studenti duhet ta prezantojë atë.

Si fillim, kryetari i komisionit prezanton para komisionit cv e studentit dhe kjo gjë i jep kohë atij të largojë paksa emocionet. Pas leximit të CV-së kyetari i komisionit ia jep fjalën kandidatit për prezantim të punimit.

  • Prezantimi duhet paraqitur me power point

  • Përgatisni 10-15 slides për 10-15 minuta

  • Prezantoni temën, emrin tuaj, emrin e diplomatit (frontespici i punimit)

  • Prezantoni objektin e studimit

  • Prezantoni detyrën shkencore në trajtën e qëllimit, të pyetjeve studentore ose të hipotezave

  • Prezantoni metodologjinë e studimit

  • Prezantoni rezultatet e studimit duke u ndalur në përgjigjet për pyetjet studentore ose hipotezat

  • Prezantoni përfundimet

  • Kombinoni tekstin e shkruar me tabela, grafikë ose ikona nëse tema juaj ua lejon këtë gjë

  • Mos shkruani shumë tekst në një faqe

  • Përdorni një sfond me ngjyrë të çelët dhe shkronja me ngjyrë të errët ose një sfond të errët shkronja me ngjyrë të çelët që prezantimi të jetë i lexueshëm dhe i qarte.

 

Përpiquni të jenë sa më lakonikë dhe të saktë. Duhet pasur kujdes në mënyrat e të shprehurit, rrjedhshmërinë dhe sigurinë në të folur apo lirshmërinë në përdorimin e mirë të sistemeve audiovizuale. Mbroni argumentet dhe konkluzionet e prezantuara dhe reflektoni shpejt përballë pyetjeve të paparashikuara nga komisioni. Juria e ka lexuar punimin tuaj, prandaj nuk duhet të përqendroheni në paraqitjen informative të punimit mos u zgjasni shume ne dhenien e informacionit.

Mundohuni t’i jepni prezantimit diçka të re, origjinale, ku të duket qartë produkti i punës suaj në raport me materialin e shkruar. Mundohuni të arrini të prezantoni nivelin e përgjithshëm të profesionalitetit të paraqitur me shkrim dhe me gojë gjatë mbrojtjes së Punimit të Diplomës.

Mbrojtja para jurisë është një provë me gojë për të mbrojtur rezultatet dhe përfundimet e studimit tuaj.