Si te shkarkoj video nga Facebook. Tutoriale shqip falas
Shikojme shpesh here video ne Facebook dhe pyesni veten : Si te shkarkoj video nga Facebook ?
Ndiqni hapat e meposhtem. Ne do ju tregojme menyren se si te shkarkojme video nga Facebook ne kompjuterin tuaj.
Ka disa faqe te ndryshme interneti qe ju japin mundesine ta beni kete.
- http://www.clipconverter.cc/
- http://www.downvids.net/
- http://www.filevid.com/
- http://www.downloadvideosfrom.com/
Ne do shikojme se si te shkarkojme nje video nga Facebook. Kjo pa qene nevoja te instalojme nje program ne kompjuterin tone. Sa me pak te instalojme programe ne kompjuter, aq me mire punon kompjuteri yne. Normalisht qe ulet rreziku per te marre nje virus ne kompjuter.
Atehere fillojme me faqen e pare http://www.clipconverter.cc/
Fillimisht vizitojme adresen facebook.com. Nese nje mik i juaji ka bere upload (ka ngjitur) nje video ne Facebook, shkoni te ajo video. Ne po marrim nje video te rastesishme. Klikojme me te djathten e miut mbi videon qe duam te shkarkojme. Zgjedhim opsionin Show Video url.
Do hapet nje tabele e vogel me nje adrese. Vendosni miun mbi adrese dhe klikoni me te djathten e tij. Zgjidhni fjalen COPY .
Shkoni te faqja http://www.clipconverter.cc/. Ne kuadratin qe shikoni klikoni me te djathten dhe zgjidhni opsionin PASTE . Me pas klikoni mbi butonin CONTINUE per te vazhduar ne hapin e radhes.
Do ju hapet nje faqe e re automatikisht, por mos u shqetesoni. Eshte thjesht nje reklame e padeshiruar e faqes. Mbylleni me X qe shikoni si ne fotografi.
Si te mbyllni faqen qe u hap shkoni perseri te faqja ku ishim. Aty ka filluar procesi i fundit qe behet automatikisht.
Ka ardhur momenti ta shkarkoni videon tuaj. Klikoni mbi butonin download. Video qe kemi zgjedhur do filloje te shkarkohet.
Kur te jete shkarkuar video shkoni te shigjeta ne krah te materialit te zbritur. Klikoni me te majten e miut dhe zgjidhni opsionin : Show in folder
Zarfi ku video eshte ruajtur do hapet dhe nuk ju ngelet gje tjeter vecse ta shikoni. E njejta procedure behet per te gjitha videot e tjera.
Edhe faqet e tjera qe ju kemi sugjeruar funksionon pothuajse e njejta procedure.
Si te shkarkojme nje video nga YOUTUBE ?
Klikoni KETU