Mund edhe t’ju duket e pamundur por asnjë lojtar i Real Madridit nuk është në mesin e top 200 lojtarëve në renditjen për Këpucën e Artë në Evropë për sezonin 2017-18.
Cristiano Ronaldo, Isco, Marco Asensio dhe Gareth Bale janë krye golashënuesit e përbashkët të Real Madridit deri tani në La Liga. Secili me nga katër gola, por ata janë shumë prapa të tjerëve, transmeton Express.
Në krye të listës janë Harry Kane dhe Ciro Immobile, të cilët kanë shënuar nga 20 gola secili dhe vlerësohen me 40 pikë.
Edinson Cavani, Mauro Icardi dhe Mohamed Salah janë të radhës në listë. Para Lionel Messit që është i gjashti, i cili i ka shënuar 17 gola dhe prin në La Liga.
Burimi : /Express/