Pite me molle. Shija qe nuk duhet ti mungoje dites se sotme.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Pite me molle. Shija qe nuk duhet ti mungoje dites se sotme.

Pite me molle. Shija qe nuk duhet ti mungoje dites se sotme.

Perberesit :

  1. Gjashte kokrra molle jeshile.
  2. Tre luge caji me kakao.
  3. Nje filxhan caji me rrush te thate.
  4. Nje filxhan caji me arra.
  5. Kater luge gjelle sheqer.
  6. 100 gram gjalpe.
  7. 15 peta te gatshme, te njoma.
  8. Pak kanelle pluhur.

 

Pite me molle. Shija qe nuk duhet ti mungoje dites se sotme.

Pergatitja :

Marrim gjalpin e hedhim ne tigan qe te shkrije. Presim mollet e grira ne rende dhe i hedhim tek gjalpi.  I leme per 3-4 minuta duke u kaverdisur. Pasi e kemi perzier mire hedhim sheqerin. I leme edhe per 2-3 minuta. Nderkohe shtojme edhe rrushin e thate, kanellen, arrat.

Perziehen mire sa te ulen pak mollet ne zjarre te avashte. Marrim petet e ndajme ne 3 pjese ne 5 fije petesh. Marrim nje pjese te peteve (pra 5 pete) nje nga nje e i lyejme me gjalp. Nderkohe i mbushim me masen qe pergatitem. Sasia e mases sigurisht eshte ne doren tuaj. Nese deshironi nje emblesire te bollshme, atehere mbushini mire petet. Mbasi e kemi mbushur e palosim duke e mbledhur si role. Mund ti lini edhe ne forme katroresh.

Kur te kemi mbeshtjelle e vendosim ne taven qe do ta pjekim dhe e presim pjese-pjese. Keshtu veprohet edhe me pjeset e tjera. I lyejme edhe siper petet me gjalp dhe ne kete moment jane gati per tu pjekur.
E vendosim taven ne furre ne temperature 200 grade. E leme deri sa te marre nje ngjyre kafe te embel po jo shume te erret .
Nxjerim taven nga furra dhe e sperkatim me pluhur sheqeri. Me nje kullese te vogel (domethene e hedhim pluhurin e sheqerit ne kullese).

Kete sheqer pervec se per dekor ne kete rast e perdorim edhe si embelsues. Me kaq pune milopita eshte gati!