Si te kuptojme nese kompjuteri jone eshte 32 bit ose 64 bit?
Si te shikojme te dhenat e kompjuterit tone ? Tutoriale shqip FALAS
Ne kete post do shpjegojme sesi te kuptojme nese kompjuteri jone 32 bit apo 64 bit. Sa memorie RAM ka kompjuteri im. Cfare procesori ka kompjuteri im. Cfare sitemi operativ ka kompjuteri im. Mirepo, natyrshem lind pyetja.
Pse duhet ta dime cilat jane parametrat e kompjuterit tone?
Kjo eshte per rastet kur ne duam te shkarkojme programe te caktuara per kompjuterin tone.
Nje nga gjerat qe duhet te dime, eshte dhe lloji i sistemit qe ka kompjuteri yne. Kjo na duhet sepse sa here ne instalojme nje program te ri, duhet te zgjedhim nese kemi sistem operativ 32 apo 64 bit.
Klikojme ikonen Start dhe ne kutine e kerkimit shtypim System. Klikojme System ne listen e programeve.
Menjehere ne dritaren qe do te hapet do shohim e gjitha specifikat e kompjuterit tone. Do shikojme procesorin qe ne rastin tone eshte Intel Core (Tm) i5, qe eshte eshte procesor mjaft i mire.
Me poshte eshte memoria RAM e kompjuterit. Aty ruhen te dhenat momentale.
Ndersa me poshte shikojme ate qe ne po kerkonim. Rasti konkret tregon nje sistem operativ windows 10, qe operon ne 64 bit.
Procedura eshte e njejte per cdo lloj kompjuteri me sistem operativ windows 8 ,10.
Ne Windows 7 tani. Shkojme ne Desktop dhe gjejme ikonen Computer. Bejme klik te djathte dhe zgjedhim fjalen Properties.
Nje dritare e re do hapet dhe aty do shikojme te dhenat e kompjuterit
Per Windows Xp procedura eshte pak me ndryshe. Ne Desktop gjejme ikonen My Computer. Klikojme me te djathen dhe zgjedhim fjalen Properties.
Pasi kemi zgjedhur fjalen Properties do shikojme qe do na hapet nje dritare e re. Aty kemi mundesine te shikojme te dhenat e kompjuterit tone.
Ne kete rast shikojme qe kompjuteri yne ka sistem operativ Windows Xp Professional. Procesori eshte AMD Athlon 64 bit dhe punon ne 2 Ghz. Memoria RAM eshte 768 mb.8