Belbezimi klonik. ( Psikologji anormale ) Detyre kursi
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Belbezimi klonik. ( Psikologji anormale ) Detyre kursi

Belbezimi klonik. ( Psikologji anormale ) Detyre kursi

Belbezimi klonik. ( Psikologji anormale )

Detyre kursi

Belbezimi klonik. ( Psikologji anormale ) Detyre kursi

 

Nje permbledhje e semundjes nga se vuan personi për të cilin do të flasim :


D.GJ vuan nga belbezimi. I cili eshte nje crregullim i realizimit te gjuhes. Karakterizohet nga disa perseritje ose bllokime duke shkaktuar nje keputje te ritmit e te melodise se bisedes. Karakteristike e tij me se shumti eshte belbezimi klonik i cili ka te beje me : Perseritjen te pavullnetshme, me hope dhe shperthyese te nje rrokjeje. Shpesh rrokja e pare e thenies . Dicka tjeter qe e karakterizon te foluren e tij eshte ‘ e folura prej femije’ .

                                   


Të dhënat personale

 

Emri : D.GJ
Gjinia: mashkull
Mosha: 11 vjec
Datelindja: 05.09.2004
Vendlindja: Shkoder
Vendbanimi: Ne nje fshat të Shkodres
Data e nderhyrjes : Nga 12-03-2012 deri me 13-04-2012
Burimi informacionit: Nga mesuesit e shkolles, bisedë me vete personin, nga mamaja e personit dhe bashkemoshataret.

 

Historia e rastit/Sfondi familjar :


D.GJ Eshe nje djale 11 vjecarë .Në rastin e parë që e takuam ai ishte nje femije i qeshur dhe dukej shumë shoqëror .Nga pamja e tij e jashtme ai nuk tregonte se mbarte ndonje crregullim.  Personin ne fjale e kemi takuar disa here sigurisht me lejen e familjareve dhe mesueseve. Ai ka lindur ne vitin 2004 ne nje familje qe perbehet nga 6 persona :

  1. Gyshja E 90-vjece
  2. E ema F.GJ 42-vjece
  3. I ati l.GJ 47-vjec
  4. Dy vellezerit e tij A dhe L perkatesisht 20 dhe 14 vjec.

Familja :

Prinderit e tij kane mbaruar shkollen e mesme. Babai qendron ne Greqi ne menyre qe te siguroje te ardhura me te mira per familjen. E ema eshte nje shtepiake qe mundohet te kujdeset per femijet dhe te iu siguroje atyre gjerat e nevojshme. Dy vellezerit e tij vazhdojne mesimet po ne te njejten shkolle me D , perkatesisht :

  1. A  maturant
  2. L ne klasen e shtate.
  3. M ka lindur nje femije shume i shendetshem , me nje peshe 4 kg dhe me nje lindje krejtesisht normale.

Femijeria :

Gjate viteve te para te jetes ai kishte nje zhvillim shume normal. Rrethohej nga shume perkujdesje dhe dashuri, sidomos nga gjyshja dhe nena e tij. Por edhe nga i ati i cili vinte cdo dy muaj nga Greqia qe ti qendronte sa me prane D dhe te gjithe familjes se tij.

Dashuria nuk i ka munguar as nga te afermit e tjere. D filloi qe te fliste rreth moshes 1 vjec e gjysem dhe te ecte rreth moshes dy vjec. Deri ne kete moshe nuk vihej re asnje lloji crregullimi tek ai. Rreth moshes 3 vjec D i shqiptonte pothuajse te gjitha fjalet.

Ne moshen 3 vjec e dy muaj ai iu nenshtrua nje operacioni te vogel per HERNIE INGUINALE ku qendroi ne spital per rreth nje jave e gjysem. Prinderit e tij tregojne se pas ketij operacioni D ka filluar te belbezoje, gje qe nuk i ishte vene re me pare.

Cfare thone familja :

Familjaret e tij, duke mos dashur ta pranojne kete fakt, filluan te neglizhonin gjithnje e me teper duke mos pranuar qe ti benin nje vizite D. Shpresonin se kjo situate do te ndryshonte me kalimin e kohes. Duhet theksuar se asnje familjar i tij apo i aferm , qofte nga nena apo nga babai nuk ka patur asnjehere problem me te folurin.

Prinderit e D i kane bere atij vizita te shumta per te pare mbarvajtjen e shendetit fizik. Asnjehere nuk u interesuan per kete crregullim te te folurit edhe pse po vihej ne dukje cdo dite e me shume. Gjate intervistave te zhvilluara me ta, ata u shprehen se nuk mund ta pranonin dicka te tille dhe se besonin se ishte dicka kalimtare por qe e kishin te veshtire te argumentonin arsyen. Ne moshen 6 vjec D hyri ne klasen e pare.

 

Vëzhgimi :


D eshte 11 vjec dhe vazhdon mesimin ne klasen e peste. Fatkeqesisht me rezultate te dobeta. D vuan nga belbezimi, qe eshte nje crregullim i realizimit te gjuhes. I cili karakterizohet nga disa perseritje ose bllokime duke shkaktuar nje keputje te ritmit e te melodise se bisedes.

Karakteristike e tij me se shumti eshte belbezimi klonik i cili ka te beje me perseritjen te pavullnetshme, me hope dhe shperthyese te nje rrokjeje. Dicka tjeter qe e karakterizon te foluren e tij eshte ‘ e folura prej femije’ . Pervec ketyre dyshimet e mia jane edhe ne lidhje me nje vonese mendore te mundshme. Gjithmone  duke iu referuar renies maksimale ne mesime.

Prezantimi ne shkolle :

Ne diten e pare qe ne u paraqitem ne shkollë pasi biseduam me mesueset edhe bashkemoshataret ,u prezantuam me djalin. Cdo pyetje u munduam ta benim interesante dhe ne menyre te ngadalte ne menyre qe ti linim te kuptonte se ne e pranojme ashtu sic eshte dhe duam ta ndihmojme.

Duke qene se nuk ishte  ne deshiren e nenes se D nuk i kemi zhvilluar ndonje test atij. Por per te patur nje vision sa me te qarte lidhur me sjelljen e tij. Theksoj se e kam patur shume te lehte te bisedoj me te duke qene se ka patur gjithmone afrimitet me femijet dhe D nuk ka ngurruar aspak per te bashkpunuar.

Paraqitja e djalit :

Ajo qe kam vene re tek ai dhe qe eshte shume e vecante , eshte pamja e jashtme e tij , e cila karakterizohet nga nje pasiguri e madhe ne te folur, frike , ankth, qe paqyrohen mjaft mire ne fytyre. Gjithashtu fytyra e tij : Pothuajse  pergjate gjithe kohes qendronte i skucur. Nga njera ane kishte shume deshire qe te bashkpunonte , por nga ana tjeter e kishte shume te veshtire te shprehej. Teksa mundohej te fliste ai haste problem me shqiptimin e fjaleve, bllokohej dhe nervozohej shume . Gjate bisedes me te  kuptova se M kishte nje vleresim negativ ndaj vetes. Ai na rrefeu se edhe pse do te kishte shume deshire, nuk mund te mesonte e te arrinte rezultate te njejta me moshataret e tij.

Qendrimi ndaj vetes :

Pra duket mjaft qarte se D ka nje qendrim negativ ndaj vetes dhe se ka shenja pesimizmi tek ai. Gjithashtu dicka tjeter qe vura ne dukje gjate bisedes me D, eshte fakti se ai nuk qendron ne nje vend gjate kohes qe po bashkebisedon me mua. Leviz nga njera ane ne tjetren duke bere gjeste te ndryshme . Ai vete e pranon se eshte nje person qe nervozohet shume shpejt.

Madje ai vete pohon se edhe disa gjera krejtesisht te vogla e te  natyrshme nganjehere e acarojne shume. Vendosa ta vezhgoja teksa bente detyrat e klases. Sapo kishte filluar detyrat, atij i shkonte mendja per te luajtur. Kerkonte qe te shkonte ne tualet. Levizte stilolapsin nga njera ane ne tjetren. Perplaste kembet neper dysheme etj. Pra sic shihet vemendja e tij nuk ishte aspak e percendruar ne detyren qe i ishte ngarkuar.

Sfondi edukativ :

Duhet theksuar se D ndryshe nga bashkemoshataret e tij nuk pati asnjehere deshire qe te shkonte ne shkolle dhe vazhdon edhe sot e njejta situate. E ema tregon se D ne fillim te klases se pare , cdo dite para se te nisej ne shkolle qante dhe kerkonte te emen qe ta shoqeronte ne klase. Gjate bisedes me mesuesen kujdestare te tij konstatova se D deri ne klasen e dyte kishte qene i mire ne matematike.

Kurse sot eshte shume dobet ne cdo lende.  Per kete ne lexim dhe ne shkrim kishte patur deficite te medha. Gjithashtu sipas mesueses se tij problemi me i madh ne procesin e te shkruarit qendron ne faktin se D eshte i prirur qe ti shkruaje fjalet ashtu sikurse i shqipton ne jeten e perditshme. Duke qendruar larg normes letrare. Pra duke qene se ai ka te folur prej femije eshte i prirur qe edhe shkrimin ta beje ne menyre te tille.

Cfare kuptova prej mesueses :

Po ashtu nje tjeter problem qe konstatova gjate intervistes me mesuesen e tij kujdestare ishte  fakti se D shpesh paraqiste problem ne procesin e kujteses dhe ate te vemendjes. Persa i perket problemit me vemendjen kjo konstatohet gjate kryerjes se detyrave te klases dhe gjate shpjegimit te mesueses. Ku vihet re mjaft qarte se D nuk perqendrohet dot gjate gjithe ores se mesimit, habitet ne nje vend duke anashkaluar mesimet. Te njejten gje konstatova edhe gjate veshtrimit qe i bera vete  pergjate veshgimit te oreve te mesimit.

Vemendje :

Vemendja e tij ishte ne kufinjte minimal, percendrohej tek zhurmat qe vinin nga jashte ose prirej qe te fliste per ndonje gje tjeter  nderkohe qe fjalia e tij ishte ende e paperfunduar. Ndersa persa i perket kujteses , mesuesja e tij pohon se D e ka shume te veshtire qe ti mbaje mend gjerat qe i meson ne klase. Edhe pse duket sikur e ka mesuar dicka , nese e pyet te nesermen , me siguri e ka harruar. Pervec kesaj shpesh here ai harron edhe detyrat  qe i jepen per ti kryer ne shtepi dhe per kete arsye mesuesja e tij ndihet e ‘detyruar’ qe ti shenoje vete cdo ushtrim qe ka si detyre shtepie, ne menyre qe ai te mos e harroje.

 Ndersa Sfondi konjitiv :

Duke qene se D nuk ka ndonje tipar qe e dallon nga femijet e tjere apo bashkemoshataret.
Ne morem nje informacion nga mesuesja e tij: D deri ne klasen e dyte kishte qene i mire ne matematike kurse sot eshte shume dobet ne cdo lende . Ne lexim dhe ne shkrim kishte patur deficite te medha .

Sfondi emocional :

D ka marredhenie te mira me shoqet e klases dhe me bashkmoshataret e tjere, por shpesh here ai eshte i prirur qe te qendroje i distancuar perkundrejt tyre. Ajo qe e karakterizon D eshte fakti se ai eshte i prurur qe ta lere pergjysem lojen qe nis. Kete e pohojne edhe shoqet dhe shoket e klases.

Ata e perkufizojne D si nje djale te urte e te sjellshem por jo shume bashkepunues ne grup. Duhet theksuar se edhe kete fakt, mesuesja e tij qe e ndjek hap pas hapi me shume vemendje, e lidh me mosperqendrim vemendje ne loje. Ndersa prinderit e tij, sidomos e ema , nuk pohon te njejten gje lidhur me marredheniet e D me femijet e lagjes.

Opinioni i prinderve :

Ne syte e prinderve sjellja e D eshte krejtesisht e njejte me femijet e tjere. Duhet theksuar fakti se prinderit e tij , ne njefare menyre kane patur pak mungese bashkpunimi per te vene ne dukje cilesite e vecanta  te sjelljes se ketij femije. L.GJ ne lidhje me crregullimet ne te folur tek i biri beson se eshte dicka qe vjen nga zoti dhe nuk e cileson si crregulim, por thjeshte si fat i shkruar per te.

Nderkohe qe qendron ne Shqiperi, ai mundohet qe ti jape nje dashuri te papershkrueshme. Mundohet ti plotesoje cdo deshire e cdo teke. I justifikon cdo gabim, dhe nuk i ben asnje verejtje (edhe pse une besoj se kjo nuk eshte menyra e duhur e te vepruarit). Permes kesaj menyre ai mendon se tregon perkujdesjen dhe dhembshurine ne lidhje me kete anomali ne te folur.

Nena :

F.GJ , e ema e D, teksa flet per te birin paraqet informacione te miksuara. Nga takimi e pare ajo mohoi se i biri mund te kete probleme me kujtesen dhe vemendjen. Ne takimet e mevonshme, e pyetur per mbarevajtjen ne mesime te te birit ajo thote :

Rezultatet e tij nuk jane te mira, se D nuk eshte shume i vemendshem ne kryerjen e detyrave te shtepise. Ajo shprehet se nuk eshte shume e kenaqur ne rezultatet ne mesime. Gjate bisedes ajo vete e pranoi se ne te shumten e rasteve D nuk i mban mend detyrat, pra vuri ne dukje problem me kujtesen.

Ne lidhje me te folurit e M ajo stepet, duket qe eshte krejtesisht e rrembyer nga emocionet negative. Pohon se nuk di te jape asnje shpjegim mbi zanafillen e ketij crregullimi. E nga ana tjeter ajo nuk e pranon dot se femija  i saj mbart nje crregullim. Ajo duket e paqarte ne pohimet e saj , eshte shume e ndrojtur dhe shpessh e rezervuar ne te folur. Here pas here priret qe te ndryshoje teme edhe pse i eshte bere e qarte qe ne fillim arsyeja e takimit dhe e bisedes.

 

Motivimi :

Duhet thene qe fatkeqesisht D nuk eshte i motivuar pothuajse per asgje. Ai nuk ka motivim te brendshem qe te mesoje dhe as te luaje. E vetmja gje qe  e ben me shume dashuri eshte qe te kujdeset per qenin e tij te dashur qe don me shume se cdo gje ne bote. Pothuajse ne cdo aspekt te jetes ai eshte shume pasiv dhe nuk i pelqen bashkpunimi me te tjeret.

 

Diagnoza  diferenciale :

Ne fillim kur e pata takuar diten e pare pata menduar se kishte probleme me te folurin prej femije dhe me belbezimin.

 

 

DIAGNOZA PERFUNDIMTARE :

D.GJ ka probleme pasi paraqet nje rregullim sic eshte belbezimi klonik i cili ka te beje me perseritjen te pavullnetshme, me hope dhe shperthyese te nje rrokjeje, shpesh rrokja e pare e thenjes.

  • -Vleresim mjaft negativ per veten dhe pesimist
  • -Crregullim te vemendjes selektive gje qe eshte karakteristike ne kete moshe.