Çfarë është hiperaktiviteti (ADHD)?
Hiperaktiviteti ose ADHD (nga anglishtja Attention Deficit Hyperactivity Disorder) ka të bëjë me vështirësitë në sjellje dhe në zhvillimin tipik. Që vihet re ne mungesën e vëmendjes dhe përqendrimit, si dhe të qenit shumë aktiv. Kjo vështirësi ndërhyn dukshëm në sjelljen e adoleshentëve dhe në aktivitetin e tyre. Hiperaktiviteti përkufizohet si një lëvizje e tepruar dhe e pakontrolluar. Si vështirësi e fëmijës për të reaguar drejt ndaj ngacmimeve të mjedisit.
Ata shfaqin shenja padurimi, nervozohen dhe lëndohen shumë shpejt. Sa më shumë të përballen me ambiente të reja dhe të ndihen të huaj në të, aq me të vështirë e kanë të heqin dorë nga veset kapriçioze. Ky term përdoret për të përshkruar fëmijët me një rang të gjerë sjelljesh. Gjithashtu sugjeron një shkak fizik për sjelljet përkatëse.
Pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë vjet më parë fëmijët, të tillë si: Hakëllberri Fin apo personazhi i njohur Tili i filimit shqiptar “Shoku ynë Tili”, konsideroheshin si rebelë, të lëvizshëm ose përtacë. Sot ky term përdoret shumë shpesh dhe shumë gjerësisht.
Në përgjithësi fëmijët që janë hiperaktivë shfaqin shenja padurimi. Nervozohen dhe lëndohen shumë shpejt. Sa më shumë të përballen me ambiente të reja dhe të ndihen të huaj në të, aq me të vështirë e kanë të heqin dorë nga veset kapriçioze :- Detajohet në manualin e përgatitur për prindërit dhe mësuesit sa i takon kujdesit që duhet të tregohet ndaj tyre.
Mungesa e përqendrimit dhe hiperaktiviteti janë :
-Crregullime psikiatrike të shfaqura shpesh. Të cilat ndikojnë negativisht në suksesin akademik, jetën familjare, marrëdhëniet sociale dhe respektin personal të personit.
-Disa karakteristika të tjera që kanë fëmijët hiperaktivë në lexim janë të ngjashme me ato të fëmijëve disleksikë, mund të kenë probleme me përmbysjen e shkronjave. (Ato mund të ngatërrojnë shkronjën p me q).
-Mund të kenë probleme me përmbysjen e numrave (numrin 12 e lexojnë 21 ose e kundërta). I bëjnë numrat dhe shkronjat me madhësi të ndryshme.
Mundësia e shfaqjes së hiperaktivitetit dhe mungesës së përqendrimit te fëmijët dhe adoleshentët është 5-10%, ndërsa te të rriturit 4%. Krahas kujdesit maksimal të prindërve, kjo kategori adoleshentësh ka nevojë për më shumë vëmendje dhe në shkollë. Mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti shkaktohet nga dëmtimi i indeve të trurit. Kur mekanizmat elektrokimike që kontrollojnë lëvizjen e trupit ndryshojnë ato shkaktojnë stimulim të pazakontë të muskujve. C’ka çon më pas në shfaqjen e krizës së hiperaktivitetit.
Ka të bëjë me një defekt evolutiv në fushën e autokontrollit. Këta adoleshentë nuk arrijnë të kontrollojnë përgjigjet e tyre ndaj mjedisit. Pjesë e shkaqeve gjenetike të hiperaktivitetit janë
- Abuzimet që e nënës me alkoolin dhe duhanin.
- Lindjet para kohe.
- Sasia e tepërt e plumbit në organizëm.