Ragip Dragusha – Malli per pranveren (Poezi)
Malli për pranverën
Ka shum’ koh’ që jam tuj pritë,
fale Zot’, Ti kësaj herë.
Bane emër shpejt’ njat’ ditë,
për me i than’, vertet’ pranverë….
Unë pranvera kam kalue,
shum’ prej tyne s’i mbaj mend’,
dimna t’forte më kan’ ngjasue,
pranverës nuk i lanë vend’….
Ti ma gëzofsh ditën e parë,
moj pranver’ që s’ke t’pague,
na ke ardh’ me kamë të mbarë,
por asht heret me t’diftue…….