Sa sheqer kane ushqimet qe konsumojme?
Ne jeten tone moderne me ritem te shpejte eshte e veshtire te mbajme ne balance elementet ushqyese qe i nevojiten trupit. Sheqeri eshte nje prej ketyre elementeve, pa te cilin, qelizat tona do te vdisnin.
Konsumimi i sasise se madhe te sheqerit na sjell probleme me dhembet, obezitetin dhe diabetin e tipit 2.
Sheqeri eshte nje karbohidrat qe vjen ne tre forma kryesore: sakaroze, laktoze dhe fruktoze.
Nje luge caji me sheqer eshte rreth 4 grame. Organizata Boterore e Shendetit rekomandon qe duhet te reduktojme marrjen e sheqerit ne dite deri ne 5% te gjithe sasise se energjise qe perdorim. Kjo do te ishte e barasvlefshme me 6 luge caji sheqer.
Me poshte do ju paraqesim sa sheqer permbajne disa nga ushqimet qe konsumojme cdo dite:
Cokollatat
-Snickers (52.7 grame) = 6.75 luge caji sheqer
-Milky Way (58 grame) = 8.75 luge caji sheqer
-Twix (50.7 grame) = 6 luge caji sheqer
Pijet
-Coca cola (nje kanace) = 8.25 luge caji sheqer
-Pepsi (nje kanace) = 8.75 luge caji sheqer
-Red Bull (nje kanace) = 6.9 luge caji sheqer
-Sprite (nje kanace) = 8.25 luge caji sheqer
Frutat *100 grame
-Banania = 3 luge caji sheqer
-Molla = 2.6 luge caji sheqer
-Ananasi = 2.5 luge caji sheqer
-Rrushi = 4 luge caji sheqer
-Limoni = 0.6 luge caji sheqer
-Kivi = 2.3 luge caji sheqer
-Luleshtrydhe = 1.3 luge caji sheqer
Duke pare sasine e sheqerit qe gjendet ne cdo produkt, ju takon ju te zgjidhni ato qe do te konsumoni. Perpiquni te konsumoni sheqer jo me shume se 6 luge caji ne dite! Vetem keshtu nuk do te vuani nga ndonje semundje ne te ardhmen.
Burimi http://www.medicalnewstoday.com/ O.Zaimi