A e dini se ekzistojne 7 lloje dashurish? Ja cilat jane ato.
Dashuria e pashperblyer.
– Eshte vuajtja me e madhe qe nje person kalon. Dashuri qe nuk kthehet ne te njejten menyre qe dhurohet. Zakonisht kete dashuri e perjetojne te dyja gjinite. Fatkeqesisht jo te gjithe na duan aq sa i duam.
Dashuria Platonike.
-Eshte lidhja shpirterore qe ne formojme me te tjeret. Nuk ka te beje me terheqje seksuale ne kete rast. Eshte dashuria qe ndiejme per miqte apo per personat qe na pelqejne. Kjo nuk ka te beje me dashurine ne mes cifteve. Dashuri platonike eshte edhe ajo mes kafsheve.
Dashuri per veten.
– Para se te duam te tjeret duhet te duam veten. Nese nuk e duam veten pse presim te tjeret ta bejne. Ndodh qe dikush te mos e duaje veten, por ne kete rast kemi te bejme me probleme psikologjike. Vetem njerezit me vetebesim te ulet dhe pa vetevleresim nuk e duan veten.
Dashuri epsherore.
– Ne kete rast nuk kemi te bejme me lidhje shpirterore. As me nje ndjenje te paster dashurie. Ne kete lloj dashurie behet fjale per epsh dhe deshire qe ndjen ndaj nje personi qe sheh cdo dite. Nuk kemi te bejme me dashuri pasionante.
Dashuri e paster.
– Ta duash dike per ate qe eshte. Te adhurosh cdo cilesi qe dikush ka. Te pershtatesh me te metat qe ai person ka. Pranimi i kushteve pa problem. Kjo eshte dashuri e paster. Pa interes. Jemi mesuar ta shohim me shume neper filma apo libra. Por ekziston edhe ne realitet. Thjeshte jane me fat ata qe e ndjejne.
Dashuria femijerore.
– Te githe e kane perjetuar kete dashuri. Eshte dashuria e pare ndaj nje personi. A nuk ju ka ndodhur ta doni shokun e kopshtit apo shokun e lagjes? Edhe femijet dashurojne ne menyren e tyre.
Dashuri e pa-arritshme.
– Dashuri ne fantazi dhe imagjinate. Te gjithe kemi provuar te dashurohemi me nje kengetar apo aktor. Kjo dashuri eshte e pamundur per arsye te kuptueshme. Jo gjithmone mund ta kemi kedo qe duam. Krizat e dashurise jane shpesh te pranishme.