Depresioni social.
Cfare po ndodh me shoqerine shqiptare?
Cfare eshte depresioni ?
Depresioni eshte nje gjendje e cila ndikon drejtperdrejte ne mireqenie. Disa teori thone qe depresioni eshte dicka e trashegueshme. Gjetja dhe prania e disa gjeneve te tilla, kalohen nder breza. Gje qe ben qe depresioni te perhapet edhe ne mase te gjere. Por jo gjithmone eshte i mireqene ky fakt. Ideja qe depresioni trashegohet nuk eshte dicka e pandryshueshme. Ndikimi i nje ambjenti stresues, gjithashtu shfaq mundesine per lindjen e depresionit. Nje humbje e madhe, nje semundje, marredhenie te veshtira. Probleme financiare apo cfaredo ndryshimi ne jete mund te nxit depresion. Kombinimi gjenetik, psikologjik e faktoret ambiental jane te perfshire per te filluar crregullimin depresive.
Si anthi social shkakton depresion ?
Se pari :
Ndjesia qe ne nuk mundemi te bejme asgje.
Se dyti :
Krahasimi i vetes me te tjeret.
E trete :
Gjykimi i vetes per aftesite qe kemi.
E katerta :
Kur nuk shohim drite ne fund te tunelit.
Se pesti :
Pamundesia per te marre pjese ne aktivitete angazhuese.
E gjashta :
Paaftesia per te ndjekur studimet e deshiruara. Ose pamundesia per te zhvilluar karrieren.
Shtate :
Mungesa e miqve te rendesishem.
Tete :
Ndjesia sikur nuk jemi pjese e nje grupi, apo familjeje.
Gjithashtu :
Shmangia e situatave, edhe pse kemi deshire te dalim.
Dhe e fundit :
Deshira per te gjetur dike te rendesishem, por qe nuk ja arrijme.
Depresioni social. Cfare po ndodh me shoqerine shqiptare?
Ne ditet e sotme shume gjera kane ndryshuar rrjedhen e nje jete te qete. Jane faktor te larmishem qe ndikojne ne ndryshimin e kesaj mireqenie. Si fillim duhet te permendim revoltat e brendshme te qytetareve. Revolta te heshtura te cilat per nje arsye ose tjeter ‘groposen’ ne pavetedije.
Pse sot kemi kaq shume depresion social?
Humbja e besimit ne qeverine aktuale, apo ne qeverisjen e vendit ne pergjithesi. Humbja e deshires per te vendosur per te ardhmen. Padeshire per te pritur ndyshim. Renia e mireqenies. Mbyllja e vendeve te punes. Zhgenjimet e vazhdueshme nga individe te ndryshem. Mundesi te kufizuara ekonomike. Te ardhura te pamjaftueshme. Kushte sociale jo te pranueshme per kohet qe jetojme. Pamundesia per te ndryshuar dicka. etj…….
Te gjitha keto sebashku qojne ne shfaqjen e disa fenomeneve dritheruese.
Po degjojme gjera qe ne kohet e komunizmit nuk jane imagjinuar. Ndihemi te demoralizuar si shoqeri. Ndjejme keqardhje per veten tone. Besimi qe nje dite do behet me mire, eshte zbehur. Prandaj edhe kemi fenomenin e vetevrasjes qe po merr kaq shume jete te reja. Nderkohe qe nga ana tjeter degjojme per femije qe vrasin prinderit. Si do ndodhe ndryshe? Kur depresioni ka kaq ndikim edhe tek moshat adoleshente. Pervec tyre, jane prinderit qe vrasin krijesat qe u kane dhene jeten. Vrasin femijet e tyre, “Me mire te vdesin se ti shohim duke vuajtur” -shprehen prinderit vrases…. Ej njerezit po shnederrrohen ne qenie kanibaleske. (E frikshme.)
Nese pyesim nje hajdut se pse vodhe. Natyrisht qe pergjigjia eshte e pritshme. “Nuk Kisha Cfare Tu Jepja Femijeve Per Te Ngrene.” Ose “Familjaret e mi po vdesin, se nuk kam me cfare tu blej ilaqet.” Nderkohe qe gjithcka i pret keta persona eshte : Te shohin diellin, pas kanxhellave te qelise se burgut! Po burgosen se Jeta Eshte Treguar Mizore Me ta. Po burgosen se nuk qendruan te vdesin ne kasollen qe po shembet….
Tani cfare mund te themi per mireqenien?
Po si mund te kete mireqenie emocionale, psikologjike, fizike dhe ekonomike. Kur bota ne te cilen jetojme eshte bere kaq materialiste. Si munden te rinjte te mesojne fort neper universitete kur e dine se vendin e punes e merr ai qe ka te njohur. A mundet dikush te beje studime te mirefillta, kur e di qe librin e boton ai qe ka para. Nderkohe qe fletet e librave, shfrytezohen per shkrime ordinere…
Shoqeria shqipetare ka nevoje per ndihme!
Gjithcka po shkaterrohet. Te rinjte qe supozohet te jene fryma revulucionare jane te rene emocionalisht. A mundemi te jemi te lumtur? Me thoni si mundemi te jemi te lumtur, kur na mungon ngrohtesia familjare. Kjo sepse duhet te largohemi nga njeri tjetri per te gjetur nje pune qe te jetojme. Baballare qe largohen te rinj e kthehen me thinja. Nena qe kalbin mushkerite neper fabrika kepucash. Te rinj e te reja qe shurdhohen neper call-centera…… Kjo eshte shqiperia me nivel mireqenie ne ngritje.
Natyrisht qe do kete depresion social. Biles ritmet jane me te uleta nga c’mund te ishin. Kjo shoqeri ka nevoje ti rikthehet vizioni per te ardhmen. Jane shuar shpresat.
Sikur te zhdukej fraza : Keshtu e ka jeta!! Nuk kemi pse te zhytemi ne trishtim. Jeta nuk eshte vetem me momente te trishtuara. Sigurisht qe dite me te mira do vine, per aq kohe sa nuk humbim besimin tek vetja. Sepse kjo eshte gjeja me e duhur qe gjithkush mund te beje : Te kete besim se ndryshimi do nise nga ai…..