Ekspedita ndëshkimore e Sulltanit Bajazidi i II-te. Histori
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Ekspedita ndëshkimore e Sulltanit Bajazidi i II-te. Histori

Ekspedita ndëshkimore e Sulltanit Bajazidi i II-te. Histori

 

Ekspedita ndëshkimore e Sulltanit

Bajazidi i II-te. Histori

  • Ekspedita ndëshkimore e Sulltanit Bajazidi i II-te (1447-1512)
  • Krahinat kryengritëse të Shqipërisë
  • Plackitja e zonave bregdetare nga flota osmane
  • Masakrat në rrethinat e Tetovës dhe atentati i dështuar pranë qytetit të Përlepit (Iliridë) ku jeta e Sulltanit shpetoi për fije të perit në vitin-1492″;…..

“Historiografia zyrtare turke”

Historiani i njohur osman Mehmet Hemdemi eshte njohur ndryshe me emrin Sollakzade (?!..-1657). Në veprën e tij me titull “Fihrist-i Shahan (Pasqyra e Mbretërve)”, e cila njihet thjeshtë si “Tarih-i Solakzade (Historia e Sollakzadesë)”,  në”fq.304″të këtij libri,ai shkruan kështu;…..

Viti hixhri-897 (1492, sipas Kalendarit Gregorian). Vajtja e Sulltan Bajazidit në vendin e Arnautëve/Shqiptarëve.

Madhëria e tij, sulltani i fuqishëm si Xhemi dhe zotëruesi i një ushtrie të panumërt si yjet, mbasi lidhi paqe me Egjiptin, mori nje vendim. Gjykoi si të domosdoshme që të bëjë një ekspeditë ndëshkimore kundër krahinave të Shqiptarëve në vitin-897 hixhri (1492).

Ai fillimisht, dergoi Sinan Pashën. Ky ishte komandant i detrave me 300-anije lufte. Pas urdherit u nis menjëherë nga ana e detit për në brigjet e Vlores. Vetë Sulltani, në ditën e tetë të muajit Xhemaz-yl-ahar (8-prill-1492) të vitit të lartpërmendur, u nis nga ana e tokës. Destinacioni i tij ishte per te qyteti i Manastirit. Prej andej ai arriti në Tetovë, ku aty zuri vënd dhe pushoi një muaj pranë zonave kryengritëse dhe maleve ku jetonin ata njerëz aq të ligj (Shqiptarët). Mezir Daut Pashën e dërgoi me një ushtri të mjaftueshme për plackitjen dhe shkatërrimin e të gjithë atyre krahinave (Pollog, Dibër & Lumë, etj).

Përpjekjet e ushtrisë ngadhënjimtare ju kushtuan pushtimit dhe nënshtrimit të atij vendi. Ata u kthyen me shumë skllevër dhe plackë të panumërt dhe më pas u bashkuan me ushtrinë ngadhënjimtare nëpër betejat e tjera. Nahijet e asaj zone kufitare u pushtuan dhe u ruajtën ashtu sic duhet. Rajasë së vendit ju caktua taksa e haracit. Pas kësaj lufte të mbarë, meqenëse po afronte dimri dhe koha e përshtatshme për luftë tashmë kishte kaluar, Sulltani u drejtua për të vajtur në Stamboll.

Ekspedita ndëshkimore e Sulltanit Bajazidi i II-te. Histori

Gjatë këtij udhëtimi, në ditën që Sulltani do të hynte në Përlep, një njeri i poshtër, i dënuar për të qenë gjithë jetën rob, i maskuar si Dervish, kishte qëndruar në një vend të ngushtë duke mbajtur të fshehur në veshjen e tij prej Dervishi, një shpatë shumë të mprehtë.

Në momentin kur Padishahu, zotëruesi i postit më të lartë mbi tokë, po kalonte në atë vend aq të ngushtë, ai (atentatori) duke u perkulur dhe duke thënë se ishte Mehdiu i tokës, zhveshi menjëherë shpatën, sulmoi, shpërndau njerëzit e suitës që ndodheshin pranë Sulltanit, ku i vrau disa prej tyre dhe për pak, mënd e dëmtoi trupin e tij bujar ! Në atë cast u gjend i gatshëm veziri trim si Asafi, Iskender Pasha,i cili i erdhi në ndihmë Padishahut, porsi Hizri (i derguari i ZOTIT ne situatat e veshtira/folklori turk) në momentin më të rrezikshëm, duke e goditur atë me një topuz të hekurt mbi kokë. Ajo kokë aq e fëlliqur, u bë copë-copë. Më pas u versulën mbi të edhe gjithë të tjerët, me shpata të zhveshura dhe ja shqyen trupin thërrime-thërime. Ky i mallkuar ishte nga ata që nuk bëhet synet (pra,një Shqiptar i Krishterë) !

*Për sqarim. “Sulltan.Bajazidi i II-të (1447-1512)” ishte trashëgimtari i Kasapit të Arbërisë” Sulltan Mehmeti i II-te fatih (1432-1481)” dhe madje Nëna e tij “Gulbahar Hatun (1432–1492)” ishte e bija e një tregtari Shqiptar të Islamizuar me emrin “Abdullah”.

Nga Paulin Zefi.