Gatimi ideal per nje darke te shijshme verore. Provojeni!
Home » Si Behet » Receta gatimi » Gatimi ideal per nje darke te shijshme verore. Provojeni!

Gatimi ideal per nje darke te shijshme verore. Provojeni!

Ju këshillojmë që gjatë verës të përdorni sa më tepër frutat dhe perimet e stinës. Ndërsa ky është një sugjerim i shëndetshëm për të gjithë famijen, me dy pjata që kanë vetëm 500 kalori! Jo produkteve të konservuara dhe mbi të gjitha të konsumoni sa më shumë ujë!

Gatimi ideal per nje darke te shijshme verore. Provojeni!

Përbërësit:

  • 1.5 filxhan kungulleshka, speca shumëngjyrësh, patëllxhanë, qepë, domate dhe karota të grira
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 60 gr djathë dhie ose 3 lugë gjelle gjizë
  • Kripë
  • Piper

Sallata:

  • Gjysem filxhani kastraveca të prerë në kuba
  • gjysem avokado
  • Për salcën:
  • gjysem filxhan kos
  • Limon
  • Majdanoz

Përgatitja:

  1. Vendosni të gjithë përbërësit në një tepsi dhe përziejini me 2 lugë gjelle vaj ulliri.
  2. Hidhni edhe një gotë ujë, ose lëng perimesh, apo lëng mishi.
  3. Vendosni edhe djathin sipër, ose gjizën sipas zgjedhjes suaj.
  4. Shtoni kripë, piper, dhe erëza sipas preferencës.
  5. Piqeni në furrë për 30 -45 minuta në 180 gradë Celsius.
  6. I gjithë vakti është prej 500 kalorish të mjaftueshme për aktivitetin tuaj gjatë verës. S
  7. hoqërojeni me 1 fetë bukë integrale.
Gatimi ideal per nje darke te shijshme verore. Provojeni!
tesheshi.com