Te jesh i parezistueshem do te thote se je ndryshe prej te tjereve. kane integritet
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Te jesh i parezistueshem do te thote se je ndryshe prej te tjereve.

Te jesh i parezistueshem do te thote se je ndryshe prej te tjereve.

Te jesh i parezistueshem do te thote se je ndryshe prej te tjereve.

 

Ekzistojne disa tipa qe gjithnje do te jene te deshirueshem. Edhe nese nuk kane shume para. Edhe nese paraqitja e tyre nuk eshte me e mira, prap se prap ata marrin vemendje. Jo gjithmone te jesh i kuruar ne imtesi do te thote se do pelqehesh. Te jesh i deshirueshem prej te tjereve, duhen disa karakteristika qe te tjeret i admirojne.

Disa persona jane gjithmone te lumtur. Jane te paret qe ngrihen per te kercyer ne nje party. Jane te paret qe ngrihen per te organizuar nje dite ndryshe. Kane humor edhe nese kane kaluar nje dite te lodhshme. Behen gjithnje shkak per te kaluar nje mbremje jashte. Keto tipa, kerkojne ndihme dhe mbeshtetje. Por kjo nuk do te thote se jane te pa-afte nese jane vetem. Edhe nese jane gjithmone te gatshem te te keshillojne, anjehere nuk harrojne te te kerkojne edhe keshille per vete. Meqe jane kaq “Normal” pse jane ata te parezistueshem??

Ne fakt keta persona kane nje sekret : ATA E DINE SE SA VLEJNE! Te dish se sa i rendesishem je, eshte nje arritje qe jo gjithkush e ka bere. Keta karaktere jane te admirueshem. Kane vetebesim dhe kurajo. Mbase jo gjithmone, por shpesh kerkojne te kene vendin qe ju takon. E nese dikush ata nuk i perfill, dine sesi ta bejne ate te kuptoje vlerat e tyre.

Gjithe sekreti i ketyre njerezve eshte tek vetebesimi. Sesa shume i besojne ata vetes se tyre. Sa shume iu besojne virtyteve qe kane dhe arritjeve qe kane ne jete.

Te jesh i parezistueshem do te thote se je ndryshe prej te tjereve. kane integritet

 

Ata nuk kane si qellim qe ti bejne te tjeret te mendojne sikur ata. Thjeshte deshirojne qe ne jete te jetojne me rregulla. Rregulla qe vetem ata i dine :

1. Kene respekt per te gjithe.

2. Bejne per te tjeret cfare do donin, te tjeret te benin per ta.

3. Fokusohen ne njerez me shume sesa ne materiale.

4. Nuk e sforcojne veten per te arritur dicka.

5. Iu kushtojne vemendje edhe opinioneve te te tjereve.

6. Jane origjinal.

7. Kane integritet.

8. Nuk merziten nga gjykimet e te tjereve.

9. Duan te duken mire, por asnjehere ne perfeksion.

10. Kane gjithmone arsye te forta per ta dashur jeten.

11. Nuk e kursejne veten, per te pare edhe te tjeret mire.

12. Ndajne gjerat e tyre me te tjeret.

13. Jane pozitive edhe nese situata qe gjenden eshte disi e sikletshme.