Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Gjenialiteti gjenetik i Shqiptareve. Nga Paulin Zefi

Gjenialiteti gjenetik i Shqiptareve. Nga Paulin Zefi

Gjenialiteti gjenetik i Shqiptareve qe manifestohet nga Ibrahim Pasha

(1789-1848)

Gjenialiteti gjenetik i Shqiptareve qe manifestohet nga Ibrahim Pasha (1789-1848) i biri i Mehmet Aliut te madh te Egjiptit (1769-1849) me origjine nga Korca (?!)”. Behet fjale per fillimin e ekspedites ushtarake ne gadishullin arabik. Ekspedite e cila perfundoi me pushtimin e Mekes dhe Medines. Gjithashtu dhe shpartallimin e forcave “Wahabite” nga Shqiptari Ibrahim Pasha.

Gjenerali i ri, qe atehere ishte vetem 27-vjec, ziente perbrenda nga padurimi per te korrur lavdi. Ai kishte treguar dy cilesi te domosdoshme per te arritur suksesin ne nje mision te tille:

  • Trimeri
  • Aftesi organizimi

Kete e kishte bere gjate lufterave kunder Mamlukeve ne Egjiptin e siperm si dhe gjate qeverisjes se atyre krahinave.

Veshtiresia dhe rendesia e jashtezakonshme e asaj fushate qendronte ne udheheqjen politike dhe ne administrimin e saj ushtarak. Behej fjale per te kaluar nje shkretetire prej 800 km nga Medina ne Der’Jeh (Arabia Saudite e sotme). Kjo pa llogaritur distancen qe ndan Medinen nga Egjipti dhe nga bazat e furnizimit dhe te grumbullimit.

Tradita arabe tregon se Mekembesi i Mbretit (Sulltanit turk) perpara se te fillonte ekspedita, ai mblodhi ne Kajro te gjithe ministrat dhe gjeneralet (Shqiptare, turq dhe arabe). Qellimi ishte te diskutonte me ta menyrat e luftes. Pasi u shprehu mendimet e tij, Mehmet Aliu u tregoi nje molle e cila ndodhej ne mes te qilimit ne salle.

Ai qe do te arrije kete molle e do te ma jape, pa vene kembe mbi qilim, ai do te jete kryekomandant i ekspedites” – u tha.

Secili u perpoq sipas menyres se tij duke u shtrire ne toke e duke zgjatur krahet por pa mundur qe ta prekte.

Te gjithe deklaruan se kjo ishte e pamundur. Kur erdhi radha e Ibrahimit per te kaluar edhe ai proven e veshtire pjesemarresit filluan te qeshin sepse Ibrahimi kishte trup te shkurter. Por ai, nuk ua vuri veshin te qeshurave. U ul dhe filloi te palose me qetesi qilimin deri sa shkoi prane molles. E mori mollen dhe ja dha Mehmet Aliut (Babai i tij). Ai duke e kuptuar alegorine e mprehte, e caktoi si komandant te pergjithshem.

(Duke lexuar librin e autorit M.Sabry me titull “Mehmet Aliu, dhelpra dhe luani i lindjes”,fq.23)

Nga Paulin Zefi