Keshilla dhe sugjerime si te riparosh nje zemer te thyer.
Bess Meyerson ka thene : “Te biesh ne dashuri eshte tmerresisht e thjeshte, por te dalesh nga dashuria eshte thjeshte e tmerrshme.”
E keni parasysh sesi ndihet dikush qe eshte zemer thyer? E sidomos nese plaga e zemres eshte e fresket. Keni thene ndonjehere : O zot po tani c’te bej? Te perballesh me nje person zemerthyer nuk eshte edhe aq e lehte. Detyrimisht duhet ti mendosh gjerat 100 here para se ti thuash.
Gjithsesi ja dhjete keshilla si te riparosh nje zemer te thyer :
1. Ji e drejtperdrejte.
Pjesa me shkaterruese per nje njeri me zemer te thyer eshte te ndenjurit perpara copave dhe degjimi i krisjes.Por ne nje fare menyre kjo perballje eshte e domosdoshme. Kur perpiqesh te gjesh nje rruge te shkurter te jesh e bindur se do te dale me gjate. Nese e le dhimbjen te te kontrolloje asnjehere nuk do te jesh e afte per veten. Do te perpiqesh gjithnje te devijosh rrugen qe te perball em dhimbjen. Por a e ben kjo dhimbjen me te vogel? Sigurisht qe jo! Keshtu qe nese e pergatit veten per ti rene gjerave ne pike, atehere do ta kesh shume te lehte. Ti duhet ta kontrollosh ndjenjen, jo ndjenja ty!
2. Shijo pa-varesine tende.
Buda ka thene se : Varesia te qon ne dhimbje. Kjo dhimbje te jeni e sigurte se do te jete pothuajse e pafund. Ndaj nese mendon se ai ishte si nje ‘droge’ per ty te jap te drejte ne nje fare menyre. Por askush dhe asgje nuk eshte me rendesishme se jeta jote. Duhet te mesohesh te kapecesh disa veshtiresi qe jeta na ofron. NA OFRON, sepse eshte per te gjithe dhe jo vetem per ty. Ja ku po ta them nje rast konkret :
Viktor Parachin tregon nje histori mahnitese ne librin e tij lidhur me nje kopeshtar qe i kerkon keshille nje murgu. Parachin shkruan: “I nderuar Murg, a mund t’ Ju pyes: Si mund te arrij te ndjehem i lire? Murgu i nderuar ju pergjigj: “Kush te mban rob?”. Kopshtari i vjeter pergjigjet: “Askush nuk me mban rob.” Dhe Murgu i nderuar i kthehet: “Atehere perse kerkon lirine?”
Kohet e fundit edhe une e kam kuptuar dicka. Nuk kam nevoje per anssnjeri qe te jem e lumtur. Vertete. Edhe nese jam shume e trishtuar, nuk kam nevoje per dike qe te me beje te ndihem me ire. Lumturia dhe trishtimi im jane te varura nga une dhe askush tjeter. Ndaj mesohu te ja dalesh vete. Nuk eshte aspak e veshtire.
3. Vlereso anet e tua me te forta.
Largoje veten nga trishtimi me nje metode krejt te thjeshte. Mjafton ti kujtosh vetes sesa vlen dhe jo ja dalesh. Kujtoi vetes tere arritjet qe ke bere. Gjithe miqte e mire qe ke prane vetes. Ndihu me fat per arsimin qe ke. Per punen qe gezon. Edhe per vleresimet pozitive qe merr prej te tjereve. Nuk eshte jeta vetem marredhenia me nje njeri. Nese dikush nuk te vlereson per ate qe je, me mire te mos e kesh pjese te jetes.
4. Lejoji vetes disa fantazi.
Ne nje studim te famshem psikologjik te viteve ’80, nje grupi njerezish ju tha te mendonin mbi gjithçka te donin, perveçse te mendonin per nje ari te bardhe. E gjeni dot per çfare ata menduan? (Nje ari te bardhe). Mos bej te nejjten gje. Nese te them qe mos e mendo ate njeri ti mos bej te kunderten. Nese me te vertete ke nevoje per keshillen e dikujt ti mos e shperdoro ate. Jo te gjithe e kane fatin qe dikush ti inkurajoje dhe tu jape vleresim. Ne fund te fundit jeta eshte shume e shkurter per ta kaluar me merzitje.
5. Ndihmo dike.
Ti mund te besh mrekulli, a e din kete gje? Dikush po kalon nje situate me te vertete te keqe. Dhe sigurisht qe ka nevoje per ndihme.. Nese nuk e perqendron vemendjen tek dikush, ti do shkaterrosh veten. Mendo per dike qe ka nevoje per ty! Shko prane tij. Kujdesu per te. Jepi keshilla dhe inkurajoje. Ne kete jete duhet te bejme mire qe te gjejme mire. Nese ti nuk ja del e vetme, si mundet dikush tjeter te ja dale?
6. Qesh e qaj.
Dr. Frey ka kaluar 15 vjet te jetes se tij duke studiuar fenomenin e te qares. Nje nga faktoret qe ai permend lidhur me te qaren emocionale eshte fakti se ato lote permbajne substance toksike biokimike te cilat duke u larguar nga trupi juaj lehtesojne stresin emocional. Keshtu qe nese nuk ke ndermend te besh gje tjeter atehere qaj. Do te lehtesoje dhe do te ndihesh shume me mire. Por nese nuk te vjen per te qare, shih video gazmore. Te pakten qesh me sa fuqi te kesh. E qeshura dhe e qara kane efekt shume lehtesues.
7. Krijo nje bote te re
Largohu nga miqesi te perbashketa me ate. Dikush qe ta kujton vazhdimisht nuk ben mire per ty. Ekziston mundesia qe te merzitesh sapo te degjosh teksa flasin per te. Ndaj krijo nje distance. Krijo miqesi te reja. Aktivitet e ndryshme te bejne te ndihesh me mire. Krijo hapesira komode per veten tende. Gjihtmone eshte dicka qe te ben te lumtur. Kerkoje!
8. Kerko shprese.
Kam degjuar diku : “Ekziston nje ndjenje qe eshte me e forte se frika, dhe kjo eshte falja.” Dhe falja ne rastin tend eshte shpresa. Shpresa ne kete rast te ben te jesh nje tjeter njeri. Te kesh tjera synime. Tjera deshira, dhe tjera arritje. Nese shpreson gjithmone do te arrish te besh dicka qe me pare nuk e mendoje. Ti vlen me shume sesa mendon. Por thjeshte nuk e ke pare veten me sy kritik deri me sot.
9. Mos harro te dashurosh perseri.
Nouwen shkruan : “Sa me shume te keni dashuruar dhe lejuar vetes te vuani prej kesaj dashurie, aq me shume zemra juaj do te madheshtohet ne çdo drejtim. Kur ju jepni dhe merrni vertete gjithçka nga dashuria, ata qe dashuroni nuk do te mund te ndahen nga zemra juaj kurre edhe pse fizikisht mund te jene larg. Dhimbja e refuzimit, mungeses, dhe e vdekjes mund te behen te vlefshme. Po, per sa kohe qe dashuroni fuqishem, zemra juaj do te copetohet shpesh e me shpesh, por ju do te adhuroni pafundesine e çka ajo mbart ne vetvete.”
Mbase duhet ta kuptosh edhe ti qe nuk eshte e drejte te betonosh zemren tende. Edhe pse zhgenjimi te ka lenduar, kjo nuk do te thote se te gjithe do te lendojne. Jeta ka me shume bukuri nese je e dashuruar. Kerko gjithnje nje mundesi me te mire. Edhe pse tani nuk te shkon ndermend, dikush “i duhuri” eshte diku per ty.