Ragip Dragusha - Dega e qershise (Poezi) Letersi shqipe
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Ragip Dragusha – Dega e qershise (Poezi)

Ragip Dragusha – Dega e qershise (Poezi)

Ragip Dragusha – Dega e qershise  (Poezi)

 

Dega e qershisë

Ç’po bulon deg’ e qershisë,
shpërthejn’ sythat nji nga nji,
dil’ moj vajz’ në der’ të shpisë,
rrezja e diellit të ka mbërri………..

Kan’ fillu, me lidh’ qershijat,
dy nga dy e vesh më vesh,
mi ruej fort’ ato dy t’miat,
der’ që t’piqen, mezi i pres.

Dil’ e shif se si pranvera,
tana pemët’ i ka bulue,
n’qoft’ se, s’hapet moj ty dera,
m’thirr’ mue, për me t’ndihmue.

Se un’ vij’ natën për hanë,
bash’ kur zgjue, je prej andrës,
s’pyes per t’leht’ e as per t’rand’,
veç’ kam hallin e nanes………………….

-Nuk due rrugën me ta dhan’,
der’ t’mbarojn’ djal’, pranvere.
Se kam frik, se t’mpihen dhamt’,
e s’i ndjenë’ ma herët e tjera.

-Der’ qe t’vin’ ajo dit’ e bardhë,
jam betue se kam me t’pritë.
Vecse lemza ka me t’marr’,
ty e mue moj, dit’ për ditë..

Ragip Dragusha - Dega e qershise (Poezi) Letersi shqipe

R.Dragusha