Gjimnastika me e mire per te dashuruarit : Seksi, sidomos para gjumit
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Gjimnastika me e mire per te dashuruarit : Seksi, sidomos para gjumit!!

Gjimnastika me e mire per te dashuruarit : Seksi, sidomos para gjumit!!

Gjimnastika seksuale në dhomën e gjumit? Mes lojës dhe joshjes, sugjerimet për të zbuluar kënaqësinë dhe për të djegur kalori..
Me orë në dorë, në një orë seks burrat djegin mbi 100 kalori. Kjo gjë zbret mes 70 ose 90 kalori për sa u përket grave, pak a shumë sa një gjysmë ore shëtitje. Por seksi nuk është vetëm një cështje numrash sepse kur intimiteti është në kulm, prodhimi i hormoneve ka një rritje, ritmi kardiak përshpejtohet dhe lëkura merr një shkëlqim të ri.

Gjimnastika me e mire per te dashuruarit : Seksi, sidomos para gjumit

Por nuk mbaron këtu

 Për të humbur peshë, ja disa sugjerime për të përmirësuar gjimnastikën në shtrat.

Përpara pushimeve kush nuk do të dontë të lintë pas shpine ca kile të tepërta që e kanë mërzitur gjithë dimrin dhe tani duket një barrë e padurueshme? Të bësh gjimnastikë në palestër nuk është në aspiratatat tuaja më të mëdha, mund të provoni një gjimnastikë më të pëlqyeshme: kjo në shtrat. A ka ndonjë sugjerim? Ja zgjidhni!

You can leave your hat on

E kujtoni striptisten e paharrueshme të Kim Basinger në “9 javë e gjysëm”? Mirë , e dini që kur heqim rrobat konsumojmë rreth 12 kalori. Të luash me partnerin mund të jetë argëtuese dhe eksituese dhe për më tepër shumë e dobishme për linjat tona.

Mos nxito

Parapërgatitorët janë shumë të rëndësishëm: në fakt për ne duken të nevojshëm, mesatarisht rreth 20 min para se të arrihet orgazma. Mirë, e dini që në gjysmë ore përkëdhelje digjen rreth 100 kalori, një arsye më tepër për të mos shkuar menjëherë në fund.


Çështje pozicionesh

 Pozicioni “amazon” të lejon të udhëheqësh partnerin dhe t’i japim ritmin tonë në takim, stimulon barkun dhe e lejon femrën të ndjejë kënaqësi të madhe. Nuk e kishit menduar kurrë? Keq! Një herë të vetme pranoni të jeni ju pjesa më aktive, do t’ju mahnisë të shihni që partneri juaj do të mbetet i pushtuar.

Ngopja me puthje

 Zbulimet mbështesin që duke puthur është e mundur të konsumojmë 80 ose 100 kalori. Nuk e di për ju, por për mua puthja ndihmon bashkëpunimin në cift dhe forcon lidhjen: një mjekësi e përditshme kundër humbjes së dëshirës. Kurrë mos qëndroni pa puthje!

Jetoni traditën

 Misionari është pozicioni juaj? Mirë, e dini që burrat janë të vetmit gjitarë që bëjnë dashuri duke u shikuar në sy. Sa për dietën, është vlerësuar që digjen 250 kalori në 10 minuta, jo keq!

Fjalëkalimi, të eksplorosh

Shpesh harrojmë që nuk ekzistojnë zona të trupit të ndaluara, të pista dhe të turpshme. Është e mjaftueshme të heqësh turpin dhe të eksploroni bashkë trupat me delikatesë dhe kuriozitet.

Më pëlqen në qoftë se lëviz 

Atëherë: lëviz! Sic miqtë e “Madagascar” sugjerojnë, të futemi tëk lëvizja: gjatë seksit barku, gjoksi, krahët, këmbët, mollaqet janë të gjitha të nxitura. Të eksperimentosh pozicione të reja stimulon fantazinë dhe shumëfishon kënaqësinë.


Është ritmi që bën muzikë
 

Të shmangim futjen e kontrollit të lundrimit dhe të përqëndrohemi në një shpejtësi të vetme. Të variosh ritmin jo vetëm të lejon të djegësh më shumë kalori, të tonifikohesh dhe stërvitesh, por është gjithashtu e pëlqyeshme dhe argëtuese.

Përkëdhelje apo gërvishtje? 

Në këmbë, të ulur, të shtrirë, nuk ka rëndësi: ndjeshmëritë në lëkurë janë gjithmonë shumë të mirëpritura. Përkëdheljet, puthjet, gërvishtjet rrisin kënaqësinë dhe përfshihen nga pikëpamja emocionale.

Merr frymë 

Frymëmarrja e duhur nuk është e rëndësishme vetëm në palestër, por edhe në intimitet. Përfitimet? Lëkura është oksigjenuar, muskujt relaksohen e lejojnë të marrin edhe më shumë kënaqësi sesa trupi jonë mund të na dhurojë.

Gjimnastika me e mire per te dashuruarit : Seksi, sidomos para gjumit

Burimi : gazeta-Shqip.com