Musaka me patate. Receta gatimi tradicionale greke domate qepe
Home » Si Behet » Receta gatimi » Musaka me patate. Receta gatimi tradicionale greke.

Musaka me patate. Receta gatimi tradicionale greke.

Musaka me patate. Receta gatimi tradicionale greke.

Musaka me patate. Receta gatimi tradicionale greke domate qepe

Perberesit :

  • 6 qepe mesatare
  • 1 kg patate
  • 3-4 filxhane kafeje vaj
  •  5 kokrra domate (1 luge gjelle salce)
  • kripe, piper, dafine

Perberesit per salcen mbuluese :

  •  1 luge gjelle gjalpe
  •  miell 1 luge gjelle
  •  1 gote qumesht
  •  kokerr veze 1 kokerr
  • nje filxhan caji djathe kackavall

 

Pergatitja :

Gjithcka nis me pastrimin dhe larjen  e patateve. I presim ne feta te rrumbullaketa jo shume te trasha. i skuqim vetem me vaj derisa te vene nje kore te lehte. (Dmth kur te marrin ngjyre te kuqerremte.)

Marrim qepet dhe presim ne rrathe te holle. Kaverdisen ne zjarr derisa te zbuten. (Nuk duhet te gatuhen plotesisht.) Nderkohe qe qerojme domatet (iu heqim lekurat) dhe i presim ne kube. I hedhim tek qepa bashke me pak salce. Lihen sebashku te kaverdisen edhe per ca kohe. Shtojme pastaj kripe dhe piper e 2 gjethe dafine.

Lyejme nje tepsi me vaj. Shtojme nje shtrese patatesh. Pastaj nje shtrese qepesh me domate. Pastaj perseri patate e pastaj qepe. Derisa te vihen te gjitha. Per ne fund sigurisht leme nje shtrese patate.

Ne nje ene tjeter kaverdisimi miell me pak gjalp. Hedhim qumeshtin mbi to. I leme te marrin vale. Iu shtojme edhe kripe. E keshty e leme masen te trashet.

E largojme nga zjarri dhe e perziejme  bashke me vezen. Kete salce e hedhim mbi tepsi. E perhapim mbi tere patatet. E sperkasim me gjalpe dhe shtrojme edhe djathin kackavall.

Keshtu eshte gati per pjekje. Vihet ne furre me 190 grade per 30 minuta.

Musaka me patate. Receta gatimi tradicionale greke domate qepe

Kur te jete gati e fikim furren dhe e leme te ftohet. Pastaj e presim ne porcione.

Ju befte mire!