Ai u lodh se jetuari.Vendosi te ike nga kjo jete me deshiren e tij..
Nuk me pelqen te flas shpesh per te, por kur me mungon e bej. Sonte e ndjej se me mungon jashte mase shume. Na ndodh qe disa njerez te zene rrenje ne shpirtin tone. E kam fjalen per ata qe na ofrojne kaq shume arsye per te qene te lumtur. Jane ata qe nuk ngopemi duke u thene ; Faleminderit qe ekziston.
Edhe une po ju tregoj per ate…
Nuk e di se cfare ta quaj pervec se engjell. I tille ishte. Them ishte sepse nuk jeton me. Ai u largua nga kjo jete,ose me sakte, vendosi te largohej!!!
Ishte nje periudhe e veshtire per mua ne ate kohe. Une isha shume e shqetesuar per provimet e mia. Per familjen…. Disa shqetesime kishin filluar te mos gjenin zgjidhje. Prandaj edhe sikur nuk i kisha dhene shume rendesi. Ai kishte kohe qe rrinte i heshtur. Here-here me fliste per vetevrasjen ne telefon. Nderkohe qe une vazhdimisht kembengulja qe te mos e permendte me. Fakti qe ishim cdo dite prane me bente ta quaja te pakuptimte faktin se nje dite do vetevritej.
Takoheshim ne shkolle rregullisht. Koheve te fundit ai nuk po vinte me. As ne telefon nuk flisnim shpesh. Justifikohej se kishte pune dhe me kerkonte vazhdimisht ta lija te qete. Edhe une kisha mjaft probleme ne marredheniet e mia ne shtepi dhe nuk e dija as se ku isha. Keshtu nje distance ishte krijuar ato kohe por jo me deshiren time.
Nje nate, ne nje ore te vone, nje zile bie ne telefon.
Me thote qe do me pershendeste sepse nuk do flisnim me. U hutova. Fillova ti flisja. Ti thoja qe te mos bente asnje budallek. I ofrova mbeshtetjen time. E sigurisht qe ja shpjegova arsyen pse nuk i kisha telefonuar shpesh. Ia tregova te gjitha problemet qe kisha ne shtepi. Me shprehu keqardhje per cdo gje… Me tha vetem : Uroj te jesh e lumtur!
Fiku telefonin. Ritelefonoja papushim. Asnjehere nuk e nginte telefonin edhe pse zilja binte. Vendosa ti kerkoja ndihme shokut tone te perbashket i cili e kishte afer me shpi. Nuk kishte cfare te bente as ai sepse ishte thuajse mesnate. Te nesermen ne mengjes bera te njejten gje. Telefonoja papushim. Shoku yne kishte kerkuar edhe tek shtepia e tij pot askush nuk ishte pergjigjur.
Ishte ajo dite e jetes sime qe nuk e dija qe cfare duhej te mendoja. Nese duhej ti thoja vetes : Ai ka vdekur… Nuk e pranoja kurrsesi nje gje te tille. Deri sa…
Me ra telefoni. Ishte shoku yne. Ai me dha lajmin. Behu e forte – me tha – ai u largua nga kjo jete…
Nuk e di cfare beja. Jam ngjitur ne dhome. Jam ulur me krevat. Kam perqafuar arushin qe me kishte dhuruar dhe rrija aty. Nuk qaja dot. Se kuptoj pse. Nuk doja kurrsesi te ishte e vertete. Ne ato momente me vinin para syve gjithcka kishim perjetuar. Qeshja.. Aty fillova edhe te qaja..
Ishte kaq i ri te lodhej nga jeta. Ishte kaq i bukur. Kaq i vecante si njeri. Do doja te mos kishte ndodhur asgje qe ndodhi. Me dhemb shpirti. Me merr malli. Ai do mbetet gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jete. Edhe pse kam vec fotografite e tij, vazhdon te jetoje me mua. Sa here me merr malli shkoj tek varri i tij.. Eshte kaq ftofte aty. Shpresoj qe te jete mire, Kudo qe do jete.
Do e kujtoj gjithmone!! I them mire u takofshim, sepse dua te jemi bashke!!!