Fondet private të investimeve në Shqipëri
Home » Dega Ekonomi-Finance » Fondet private të investimeve në Shqipëri

Fondet private të investimeve në Shqipëri

Fondet private të investimeve në Shqipëri.

 

Një fond investimi është një mënyrë e mbledhjes së kapitalit me ofertë publike që i përket investitorëve të shumtë. Ky kapital i mbledhur përdoret për të blerë letra me vlerë në mënyrë kolektive, ku çdo investitor ruan pronësinë dhe kontrollin e pjesëve tij. Një fond investimi ofron një mundësi të gjerë të mundësive për investime, ekspertizë më të madhe të menaxhimit dhe tarifa më të ulëta për investimet.

 

Me fondet e investimeve, investitorët individuale nuk marrin vendime për mënyrën se si duhet të investohen asetet e një fondi. Ata thjesht zgjedhin një fond  bazuar në qëllimet e tyre, rrezikun, tarifat dhe faktorë të tjerë. Një menaxher fondi mbikëqyr fondin dhe vendos cilat letrave me vlerë duhet të mbajë, në cfarë sasie dhe kur letrat me vlerë duhet të blihen dhe shiten.

 

Në Shqipëri Fondet e Investimeve janë:

1-Raiffeisen INVEST sh.a , i cili ndahet në:

a-Raiffeisen Prestigj

b-Raiffeisen Invest Euro

2-Credins PREMIUM

Veprimtaria e këtyre fondeve , rregullohet nga (LIGJI Nr.10 198, datë 10.12.2009 PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE) , i nxjerrë nga AMF (Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare).

Fondi i investimi Raiffeisen Prestigj

Ky fond u themelua me vendimin nr. 180 date 13 Dhjetor 2011 nga Bordi i Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare. Fondi është krijuar për një periudhë të pacaktuar dhe e ka nisur veprimtarinë me 1 Shkurt 2012.Objektivat kryesore të tij janë siguria, likuiditeti dhe yield-i.

Kuotat në Fond janë të emetuara në lekë. Shuma minimale e investimit në Fond është 5.000 lekë. Kjo shumë mund të rritet me një vlerë e cila është minimalisht 1.000 lekë. Cdo blerje apo shlyerje kuotash në Fond bëhet në lekë. Gjate ofertes fillestare te Fondit , çmimi i emetimit për kuote është 1000 lekë.

Tarifat qe ju ngarkohen mbajtësve të kuotave në Fond kufizohen vetëm në tarifën e administrimit, e cila duke filluar nga data 1 Korrik 2013, është 1.25% në vit e vlerës neto të aseteve të Fondit.

Fondi i inevstimit Raiffeisen Invest Euro

Ky fond është themeluar me vendimin nr.135, datë 26 Shtator 2012 nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Kuotat në Fond janë të emetuara në Euro. Shuma minimale e investimit në Fond është 250 Euro. Kjo shumë mund të rritet me një vlerë e cila është minimalisht 50 Euro. Çdo blerje apo shlyerje kuotash në Fond bëhet në Euro. Në momentin e krijimit të Fondit, çmimi i emetimit për kuotë është 100 Euro.

Tarifat j’u ngarkohen mbajtësve të kuotave në Fondin kufizohen vetëm në tarifën e administrimit, e cila është 1.50%  në vit e vlerës neto të aseteve të Fondit.

Fondi i investimit Credins Premium

Ky fond është themeluar me vendimin nr. 86, datë 30/05/2016 nga Bordi i Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare. Fondi është krijuar për një afat të pacaktuar dhe ka filluar veprimtarinë e tij me 01/07/2016.

Shuma minimale e investimit në Fond është 2.000 lekë. Kjo shumë mund të rritet me një vlerë e cila është minimalisht 1.000 lekë.

Tarifa e kostos së administrimit të Fondit mbahet nga Vlera Neto e Aseteve të Fondit dhe është 1% në vit.

Nga E. Tafaj