Pule me arome portokalli, oriz, brokoli. Recete gatimi Kineze.
Perberesit :
Per pergatitjen e pules :
- 1 veze
- 1 luge e gjysem kripe
- 2 fileto pule te prera ne kube
- Gjysem gote miell misri
- 1 luge piper
- Cerek gote miell gruri
- Vaj per te skuqur
Per pergatitjen e salces :
- 3-4 thelpinj hudhre te prere imet
- 1 luge te vogel xhinxher i prere imet
- Gjysem luge fara te specit te kuq
- 1 luge e vogel uthull molle
- 2 luge te vogla salce soje
- Pak uje
- 4 luge te vogla sheqer
- 1 luge e vogel lekure portokalli te grire
- 1 luge miell misri te perzier me 1 luge e pak uje
- Brokoli te zjera (lajini dhe futini ne uje te vluar per 5 minuta)
- 1 gote Oriz i bardhe
Pergatitja e orizit :
Ne nje tenxhere hedhim pak vaj ulliri. Shtojme orizin. Dhe e mbulojme me 2 gota uje. I veme pakaun dhe e leme ne temperature te ulet per 15 minuta.
Pergatija e pjates :
- Ne nje tas te madh, miksoni vezen, piperin, kripen dhe shtoni copat e pules. Perziejini mire me nje luge te gjate. Ne menyre qe te behet nje mase e njetrajtshme.
- Merrni nje tas tjeter te madh, miksoni miellin e misrit me miellin normal. Shtoni copa e pules qe jane te mbuluar ne veze dhe trazojini mire.
- Shkundni miellin e panevojshem dhe skuqni pulen ne nje tigan te thelle. Kthejeni ne te dyja anet.
- Kur te jene gati, lerini te rrine dy minuta me letra kuzhine qe te thithet vaji itepert.
- Ne nje tigan te madh, shtoni vajin, hudhrat, xhinxherin dhe farat e specit te kuq. Skuqini deri sa te marrin nje ngjyre.
- Hidhni uthullen e molles, trazojini mire.
- Kur te avulloje uthulla shtoni te gjithe perberesit e tjere pervec miellit te misrit me uje.
- Cojeni ne vlim, shtoni copat e pules, trazojeni mire dhe shtoni filxanin e miellit te misrit me uje.
- Lereni dhe pak sa te trashet salca.
- Vereni ne pjate me orizin dhe brokolin, hidhini siper qepe te njoma dhe gati.
Keshtu keni gatuar nje pjate orientale.