Ragip Dragusha - Kanga e poezise (Poezi) Letersia shqipe
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Ragip Dragusha – Kanga e poezise (Poezi)

Ragip Dragusha – Kanga e poezise (Poezi)

Ragip Dragusha – Kanga e poezise   (Poezi)

Kanga e poezisë

N’vargun tand du me çelë lule,
yberit ngjyrat me ja marrë.
Du me t’pa gjithmonë t’gëzueme,
n’shekull t’ri shtatëmbëdhjetvjecarë.

Andërrat tueja du me i prekë,
ma t’mirë frutat me i vjelë,
kurrëjigja nuk du me t’hjekë,
n’aromë lulesh me t’mbështjellë.

Për ty shumë du me këndue,
shpirtin tim du me ta falë,
bashkë me ty me fluturue,
dhe kur fryma ka me m’ ndalë.

Vargun tand du me ndriçue,
n’rreze t’diellit me e qëndisë,
me fjalë t’ambëla zbukurue,
porsi veli i nusërisë.

Miqtë e mi të kanë rrethue,
Mos vono ti sa ma parë.
Vishu bukur ato me i gëzue,
thueju: – Mirë se kani ardhë…

Dil pra ti e mos ke frikë,
se për ty ata kanë ardhë,
tash sa koh’ jan’ tuj të pritë,
fillo, pra, me kamë të mbarë.