Si te pergatisim Jufka. Embelsire e lehte. Gatime tradicionale Korcare..
Perberesit :
- 4 kokrra veze
- 2 filxhan caji pluhur qumeshti
- 3 filxhan kafeje niseshte
- 1 luge kafe sode buke
- pak miell
- 400 gr sheqer
Pergatitja :
- Ne nje tas hedhim qumeshtin pluhur, niseshten , soden dhe vezet. I trazojme derisa te behet nje mase uniforme. Nqs brumi qe zeme behet i holle mund te shtohjme pak miell derisa masa te trashet pak.
- Lyjme taven me gjalp dhe e hedhim brumin toptha te vogla ne tave.
- E fusim ne furren e nxehur me pare ne 180 grade per 10 minuta.
- Ne nje tenxhere hedhim sheqerin, i hedhim uje qe te mbuloje sheqerin dhe e veme ne sobe te pergatitet shurupi. Do vini re se do te trashet dhe do te marre ngjyre. Pas 20 minutave fikeni zjarrin.
- Ku te jene pjekur jufkat nxirrini nga furra.
- Ashtu te nxehta hidhen ne shurupin e nxehte. E pine shurupin shpejt dhe njekohesht fryhen.
- I leme te ftohen teresisht dhe i sherbejme.