Kek me fruta te thata dhe leng portokalli.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Kek me fruta te thata dhe leng portokalli.

Kek me fruta te thata dhe leng portokalli.

Perberesit :

  • 3 filxhanë çaji fruta të thata, të përziera (kumbulla, kajsi, rrush i thatë)
  • 200 gr gjalpë
  • 2 filxhanë çaji miell
  • gjysem filxhanë çaji mjaltë
  • 2 filxhanë çaji sheqer
  • 3 lugë caji maja bukë
  • 2 lugë kafeje kanellë
  • 1 lugë kafeje karafil
  • 1 lugë kafeje arrë moskat
  • Lëkura e grirë e 2 portokajve
  • 1 filxhan çaji arra të grira
  • gjysem filxhan çaji lëng portokalli
  • gjysem  filxhan çaji “Brandy”
  • Gjalpë dhe miell për formën

Kek me fruta te thata dhe leng portokalli.

Menyra e pergatitjes :

  • Pasi të kemi përzier lëngun e portokallit me brandyn, hedhim frutat e përziera e të prera hollë dhe i lëmë të njomen për gjysmë ore.
  • Rrahim gjalpin me sheqerin dhe shtojmë miellin, sodën, lëkurën e grirë dhe beharnat.
  • Në fund, hedhim frutat e thata dhe e përziejmë mirë.
  • E vendosim masën në një formë të lyer me gjalpë e të pudrosur me miell ( rreth 20 cm) dhe e pjekim kekun në furrën 150° Celsius për të paktën 1 ore e gjysem duke pasur kujdes që të mos digjet sipërfaqja.
  • E lëmë të ftohet mirë dhe e servirim të shoqëruar me kos ose akullore.
  • Ky kek mund të ruhet për mjaft kohë, i mbështjellë me membranë plastmasi dhe i vendosur në vend të freskët.

SHijojeni 🙂