Keni akoma dyshime? Ja shenjat qe ai eshte mashkulli i duhur per ty..
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Keni akoma dyshime? Ja shenjat qe ai eshte mashkulli i duhur per ty..

Keni akoma dyshime? Ja shenjat qe ai eshte mashkulli i duhur per ty..

Nëse jeni në një lidhje me një person dhe nuk e keni ndarë ende mendjen nëse ai është i duhuri apo një kalimtar në jetën tuaj, lexoni më poshtë dhe zbuloni se çfarë vendi duhet t’i jepni.

Keni akoma dyshime? Ja shenjat qe ai eshte mashkulli i duhur per ty..

Ai është i durueshëm

Nëse ka një karakteristikë të veçantë që e bën një mashkull një xhentëlmen, ky është durimi. Aftësia për t’ju pritur derisa të jeni gati nuk lidhet vetëm me çastin kur ju vendosni ta ktheni një lidhje në fizike, por gjatë gjithë kohës që jeni bashkë, edhe në detajet më të vogla.

Pjekuria

Nëse ai do të takojë prindërit tuaj dhe ju nuk jeni aspak e shqetësuar se për çfarë do të bisedojë ai gjatë kohës që nuk jeni të pranishme, kjo do të thotë se keni krijuar besimin se ai është i matur në fjalë e në vepra.

Është fjalëpak

Një xhentëlmen nuk vepron si nëpër përralla, pra duke kërcyer e duke kënduar kudo nëpër qytet për t’ju thënë të tjerëve se sa shumë ju do. Zakonisht, meshkujt e sjellshëm nuk flasin shumë dhe u japin përparësi të tjerëve.

Është i ëmbël

Të qenët fjalëpak nuk duhet ta kufizojë atë që të mos jetë i ëmbël në fjalë e vepra. Një person që bën gjëra të bukura, qofshin këto të vogla apo të mëdha, është gjithnjë i hijshëm dhe ia vlen të mbahet pranë.

E mban premtimin

Nëse ju ka dhënë fjalën për diçka dhe ju jeni e sigurt se ajo gjë do të bëhet, kjo do të thotë se jeni njohur me një person, i cili ju jep siguri dhe nuk i shton dramë çdo gjëje që duhet bërë.

Merr vendime të përgjegjshme

Nuk do të donit të ishit me dikë që nuk mban përgjegjësi për ato që bën. Një mashkull me klas, pavarësisht situatës dhe gjendjes së tij mendore dhe shpirtërore, merr përherë vendime të peshuara mirë dhe që anojnë nga pozitivja.

Mirësjellja

Thelbi i të qenët një mashkull xhentil dhe me klas, është mirësjellja. Që nga gjestet e vogla deri tek gjërat më të mahnitshme, nëse dikush ka mirësjellje ndaj jush, mos e lini t’ju ikë.

Di të argumentojë

Është e thjeshtë ta ndash mendjen për një gjë, por çfarë është më e rëndësishmja, duhet të dish të argumentosh mendimin dhe të marrësh parasysh edhe mendimet e të tjerëve. Nëse personi që keni zgjedhur në krah i bën shumë mirë këto, keni përballë një person me logjikë.

Ai është higjenik

Është shumë e rëndësishme që personi me të cilin do të kaloni një pjesë të mirë të kohës dhe të cilit do t’i përkushtoheni mendërisht e do t’i falni emocione, të jetë i dhënë pas pastërtisë vetjake. Ndryshe, do të përfundoni duke u kujdesur për të deri në detajet më të vogla, e kjo është diçka e bezdisshme.

Ai është edhe sportiv, edhe elegant

Nëse keni gjetur dikë që di të balancojë stilin sportiv me sofistikimin dhe një karrierë personale për të cilën është krenar, por nuk mburret, jeni në rrugën e duhur.

Është i hapur

Nuk do të donit ta kalonit jetën me një person i cili nuk shpreh haptazi ndjenjat, dëshirat dhe emocionet e tij. Sigurohuni që personi që keni në krah të jetë i hapur me ju.

Ju bën të ndiheni femër

Të jesh me një mashkull është gjysma e punës, por të ndiheni femër në të gjitha aspektet kur jeni me të, kjo kërkon edhe angazhim nga ana e partnerit. Duhet të merrni një trajtim sa delikat, aq edhe të barabartë, që ta ndieni veten në gjendjen më të mirë.

Është bujar

Nuk do të donit të ishit me një person kurnac, që mban çdo gjë për vete dhe që nuk e ka ndjenjën e të ndarit me të tjerët. Mungesa e bujarisë është në vetvete mungesë e xhentilesës.

Psikologji sociale.