Portiku hijerende i Kishes se Shen Nikollit
Portiku hijerende i Kishes se Shen Nikollit ndodhet ne lokalitetin “Kfalle-Katund i vjeter” prane qytetit antik te Rubikut ne Mirdite. Ai perfaqeson nje nga deshmite e pakta monumentale qe nxjerr ne pah origjinalitetin, talentin dhe mjeshterine e trasheguar te guregdhendesve Arber.
Portiku eshte punuar gjate periudhes se mesjetes se vone ose andej nga fundi i “Motit te madh te Arberit (Epoka e GJ.KASTRIOTIT)”.
Ato qe bien shume ne sy jane:
- Plastika dekorative dhe figurative e gurit gelqeror.
- Saktesia gati milimetrike.
- Simetria apo teknika shume e rafinuar me te cilen jane punuar simbolet religjioze (Kryqi-Latin).
- 7-blloqet qe jane integruar ne nje menyre kaq harmonike dhe uniforme.
Mua personalisht me kane impresionuar jashtezakonisht shume. Kjo gjate vizites se paharrueshme ne malesine e Bulgjerit (17-tetor-2015). Ishte itinerari i tipit “Hiking” te cilit i parapriu perlustrimi i detajuar i terrenit dhe nje lutje prane kesaj Kishe-Katolike. Kjo kishe eshteharruar dhe braktisur prej shume vitesh pothuajse nga te gjithe!!!..
Ky objekt religjioz njihet si Kisha e vjeter e fshatit piktoresk Katund i vjeter (Mirdite). Catia e saj e cila nuk ekziston me, ka degraduar gjate regjimit komunist. Prane saj, ndodhen vetem varrezat e vjetra te ketij fshati. I vetmi investim serioz ka qene hapja e rruges malore duke e lidhur me fshatin dhe kjo ishte e gjitha merite e mikut tim te mire dhe ish-Kryetarit te Bashkise.Rubik, Z.Gjok Vuka te cilin e pershendes perzemersisht.
Ndertimi i Kishes se re poshte ne lugine, dhe prane qendres se fshatit, ka sjelle edhe mosfrekuentimin dhe harresen e pafalshme te kesaj Kishe kaq te bukur.
Rruga tashme eshte e amortizuar dhe e pakalueshme. E vetmja menyre mbetet ngjitja ne kembe etj. Fatkeqesisht, ku objekt nuk eshte as Monument-Kukture por jam i bindur se edhe sikur ta gezonte kete status, askush sdo te investonte tek kjo Kishe malore!!!
Fatmiresisht kjo Kishe eshte rindertuar disa here por vitet e fundit eshte lene totalisht pas dore. Reshjet atmosferike si rezultat i mungeses se catise, do te shkaktojne pasoja shume te renda dhe kushedi n.q.s do te mund te restaurohet serish.