Home » Fillimi » Si behet byreku me hithra. Receta gatimi tradicionale.

Si behet byreku me hithra. Receta gatimi tradicionale.

Si behet byreku me hithra. Receta gatimi tradicionale.

Si behet byreku me hithra. Receta gatimi tradicionale

Byreku me hithra

Per brumin e peteve per nje tave te madhe duhen :
(nga brumi do te nxjerrim 9 toptha per pete)

Perberesit :

3 gota uji me miell
2 filxhane e gjysem me uje te vaket
3 luge gjelle vaj ulliri
1 luge caji me krip

 

Pergatitja :

Si behet byreku me hithra. Receta gatimi tradicionale

Ne nje ene te thelle hedhim miellin , kripen dhe vajin e ullurit ku i perziejme. Me pas do te hedhim ujin e vaket dhe e trazojme deri sa te perfitojme nje brume te bute. Ne qoftese brumi eshte i forte i hedhim pak vaj ulliri dhe e punojme. Me pas e ndajme ne 9 toptha dhe i leme ne qetesi ne nje ene ku me pare e kemi lyer me vaj. E mbulojme me dicka te pambukte dhe e leme ne qetesi per 1 ore. Me pas e fillojme dhe hapim petet per byrekun.

 

Perberesit per mbushjen e byrekut :

1kg hithra
100 gr gjize
1 gote uji me qumesht
200 ml pana
4 kokrra veze
1 filxhane kafe me vaj ulliri
2 luge gjelle me gjalp
2 luge gjelle me miell misri
Vaj per lyerjen e peteve
Krip

 

Pergatitja :

Hedhim te gjithe perberesit ne nje ene te thelle i perziejme mire. I leme duke u skuqur bashke. Kur te shohim qe hithrat jane thare fikim zjarrin. Ne kete moment e kemi gjellen gati per te shtruar byrekun.

Hapim petet dhe fillojme i shtrojme ne tave ku me pare e kemi lyer me vaj. Shtrojme pese petet e para, i lyejme me vaj nepermjet nje furce guzhine. Mbas peteve hedhim gjellen dhe me pas vendosim petet e ngelura. E mbyllim byrekun me petet e shtuara me pare dhe e lyejme siper me vaj. E fusim ne furre ku e pjekim ne temperature 170 grade. Lihet ne furre deri sa te marre ngjyren e pjekjes.
E nxjerrim dhe e ndajme ne rriska sipas deshires.