Disa fobi te cuditshme dhe shume te perhapura.
Mbase jane bere te degjuara per ju disa lloje fobish. Por disa prej tyre e themi me bindje qe as qe e dini se ekzistojne. Te kesh frike nga vendet e ngushta, nga ashensori, apo edhe nga kafshet eshte dicka normale. Por te kesh frike nga lulet apo nga djathi, eshte pak e cuditshme. Lexojini disa fobi te cuditshme dhe shume te perhapura :
-
Frika per tu pare ne pasqyre. (SPEKTROFOBIA)
Ka njerez qe tmerrohen kur shohin imazhin e tyre ne pasqyre. Kjo frike i shoqeron gjate gjithe adoleshences dhe veshtiresohet ne rinine e hershme.
-
Frika nga djathi (TIROFOBIA)
Jane njerez qe kane frike te hane djathe. Disa prej tyre e lidhin djathin me nje situate te frikshme. Nderkohe qe ka nga ata qe behen histerik sapo shohin djathe ne tryeze.
-
Frika nga gjumi (SOMNOFOBIA)
Keta individe zakonisht kane frike nga vetmia. Ata e lidhin imazhin e krevatit me vdekjen. Keshtu nuk flene dot pasi mendojne se te jesh ne gjume je si i vdekur.
-
Frika nga mjekra (POGONOFOBIA)
Jane pergjithesisht femra qe kane frike meshkujt me qime ne fytyre. Ata kane fobi te qendrojne prane meshkujve me mjeker. Terrorizohen nese i prekin ne fytyre apo nese duhet ti puthin.
-
Frika nga femrat e bukura (VENASTROFOBIA)
Njerezit me vetevleresim te ulet vuajne me se shumti. Per arsye se mendojne se do te perbuzen prej tyre. Nuk zgjedhin te kene as shoqeri me femra te bukura. (Nderkohe qe meshkujt ne pergjithesi i adhurojne femrat e bukura.)
-
Frika nga lulet (ANTHOFOBIA)
Gjithcka eshte romantike per disa femra pervec se lulet. Ata nuk durojne dot aromen as te prekin lule. Zakonisht ne diten e tyre te dasmes nuk ka lule verdalle.
-
Frika nga pritja e gjate (MAKROFOBIA)
Frika qe perjetojne disa njerez nga pritja e gjate. Imagjinoni si ndihen meshkujt qe presin te dashuren teksa behet gati. Apo pritja per te paguar fatuten e dritave.
-
Frika nga kerthiza (OMFALOFOBIA)
Frika per te prekur kerthizen shfaq ankth. Disa persona nuk e lajne kurre kerthizen me kujdes. Nese behet fjale per kerthizen e partnerit te tyre ata alarmohen.
-
Frika nga femrat e virgjera (PARTENOFOBIA)
Kjo frike konsiderohet edhe nder me te cuditshmet. Pergjithesisht meshkujt terhiqen prej faktit qe nje femer eshte e virgjer. Nderkohe qe te tjere been ankthioz nga ky fakt. (Ne shqiperi e themi me bindje te plots qe skemi meshkuj me fobi te tille.)
-
Frika nga puthjet (FILEMAFOBIA)
Kjo frike mund te kete burim ne femijeri, kur i puthnin me zor. Nderkohe qe ka te beje edhe me traumen e ndonje puthje ne tentative perdhunimi. Zakonishte jane femra, ata qe e perjetojne kete fobi.
-
Frika nga te qenit i/e zhveshur (XHIMNOFOBIA)
Kjo frike lidhet edhe me inferioritetin. Frika se nga mungesa e rrobave eshte edhe pa mbrojtje. Keto tipa nuk zhvishen as ne plazh. Nderkohe qe duhet shume pune per ta mposhtur edhe friken per tu zhveshur ne krevat. Kjo frike eshte e pranishme vetem kur i sheh dikush.