Zorre te mbushura me mish. Receta tradicionale veriore.
Perberesit :
- 4-5 zorre te holla
- 3 qepe te thata
- 250 gram mish i kuq
- 4-5 luge salce
- 5-6 thelpinj hudher
- 1 karote
- piper 1 luge caji
- kripe 1 luge caji
- spec i kuq pikant 1 luge caji
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri
Pergatitja :
- Ne nje tigan hedhim vajin.
- Skuqim ne te hudhren.
- Pastaj grijme imet qepen dhe e leme te karamelizohet tek hudhra.
- Qerojme karoten dhe e presim holle. E hedhim ne tigan.
- Pastaj presim mishin ne kube te vogla.
- I perziejme te tera bashke dhe i leme te skuqen.
- Shtojme erezat, kripen dhe salcen.
- Zorret i veme ne nje tenxhere dhe iu japim nje vale.
- Pastaj i mbushim me masen qe kemi pergatitur.
- I veme ne nje tepsi dhe iu hedhim pak vaj siper.
- Vendosen ne furre ne 180 grade per 30-35 min.
- Pasi ti fikim i presim ne rrathe dhe i sherbejme.